7127Instalues dhe riparues të kondicionerëve dhe sistemeve ftohëse-ngrohëse
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Instaluesi dhe riparuesi i kondicionerëve dhe sistemeve ftohëse-ngrohëse merret me parapërgatitjen, montimin dhe instalimin e kondicionerëve, kaldajave, paneleve diellore, çillërave (sistemeve ngrohëse-ftohëse), si dhe kryen riparime apo punime mirëmbajtjeje në sistemet e ngrohje-ftohjes. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndërtimit apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Marrin porosinë nga klienti;
- Bëjnë preventivin sipas porosisë së dhënë nga klienti;
- Konsultohen me kolegët për punimet që do të kryhen;
- Interpretojnë projektet, vizatimet apo specifikimet e tjera;
- Kontrollojnë vendin ku do të kryejnë montimin e pajisjet ftohëse-ngrohëse për të kryer modifikimet e duhura;
- Parapërgatitin bazën materiale dhe mjetet e punës që do t’iu duhen për të kryer punimet;
- Bëjnë shtrirjen e tubave të bakrit në dysheme dhe mure (në rastin e kaldajës, çillerit, apo paneleve diellore) sipas projektimeve përkatëse;
- Montojnë tubat e bakrit në pajisjen e brendshme (kondicionerit, kaldajës, çillerit).
- Montojnë pajisjen mbajtëse të brendshme;
- Bëjnë lidhjen e kabullit në pajisjen e brendshme (kondicionerit, kaldajës, çillerit).
- Bëjnë montimin e pajisjes së brendshme;
- Bëjnë montimin e bazave të motorit apo të panelit diellor;
- Montojnë motorin e kondicionerit, kaldajën apo panelin diellor;
- Bëjnë lidhjen e tubave dhe kabllove në pajisje, sipas llojit dhe dimensioneve të tyre;
- Përgatitin formën konike të kokave të tubave të bakrit;
- Montojnë komponentët e pajisjeve ngrohëse-ftohëse në një sistem;
- Kryejnë instalimet e duhura;
- Diagnostikojnë sistemin për gabime të mundshme dhe bëjnë korrigjimet e duhura;
- Bëjnë kontrollin për gaz apo ujë, sipas llojit të pajisjes;
- Bëjnë matjen e presionit me manometër;
- Bëjnë plotësimin e diferencave të humbjes;
- Bëjnë hapjen e gazit tek kondicioneri sipas trashësisë së tubave;
- Kryejnë hapjen e ujit tek kaldaja apo paneli diellor;
- Bëjnë vendosjen e pajisjeve në punë dhe kontrollin përfundimtar të tyre;
- Kryejnë provën e mirëfunksionimit të pajisjes ngrohëse-ftohëse dhe sistemit të instaluar;
- Kryejnë riparime të komponentëve të tillë si: kompresorë, motor, kondensator, si dhe riparime të tjera në sistemin e instaluar për ngrohje-ftohje;
- Kryejnë pastrimin periodik të pajisjeve;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një instalues dhe riparues i kondicionerëve dhe sistemeve ftohëse-ngrohëse mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: instalues të kaldajave, instalues të kondicionerëve dhe sistemeve ftohëse - ngrohëse, instalues të paneleve diellore, riparues, mirëmbajtës të kaldajave etj.
Profesionet në këtë grup
- Instalues të kaldajave
- Instalues të kondicionerëve dhe sistemeve ftohëse ngrohëse
- Instalues të paneleve diellore
- Instalues të sistemeve ftohëse
- Riparues/mirëmbajtës të kaldajave
- Riparues të kondicionerëve dhe sistemeve ftohëse
- Riparues të paneleve diellore
- Riparues të sistemeve ngrohëse-ftohëse

