7125Xhamaxhinj
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Xhamaxhiu merret me prerjen, ngjitjen, dhënien formë në formate të ndryshme të xhamit, bën montime dhe riparime në vetrata, në ndërtesa, në objekte të ndryshme industriale, social - kulturore etj. Ai përdor makineri dhe pajisjet e duhura për procese të ndryshme pune të përpunimit të xhamit. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndryshme në ndërtim, në konstruksione metalike, në subjekte të përpunimit të drurit apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Komunikojnë me klientin për porosinë;
- Bëjnë preventivin sipas porosisë së dhënë nga klienti;
- Konsultohen me kolegët për punimet që do të kryhen;
- Bëjnë skica sipas porosisë së marrë;
- Përzgjedhin bazën e duhur materiale;
- Zgjedhin llojin e xhamit që do të përdorin;
- Përzgjedhin dhe përgatitin mjetet dhe pajisjet e punës për kryerjen e proceseve të punës;
- Kryejnë matjet e duhura për realizimin e projektit të objektit me xhama apo pasqyra;
- Presin xhamin sipas skicës ose projektit të caktuar;
- Bëjnë regjistrimin e makinerisë sipas llojit së xhamit apo pasqyrës dhe e presin atë;
- Kryejnë procesin e zmusimit të xhamit apo pasqyrës me makineri;
- Bëjnë hapjen e brimave me diametra të ndryshëm sipas projektit në xham apo pasqyrë;
- Regjistrojnë makinerinë dhe bëjnë frezimin e xhamit;
- Bëjnë përgatitjen e shabllonit për xhamin e harkuar;
- Futin xhamin në furrë për të marrë harkun sipas shabllonit;
- Bëjnë veshje me letër (tenie) të xhamit për xham dekorativ;
- Bëjnë prerjen e letrës sipas projektit të vizatuar për xham dekorativ;
- Bëjnë ngjitjen dhe heqjen e letrës për xham dekorativ;
- Bëjnë bombardimin e xhamit me rërë në makineri në pjesën ku është hequr letra;
- Bëjnë kontrollin përfundimtar të xhamit;
- Bëjnë montimin e xhamave në objekte të ndryshme sipas kërkesës;
- Bëjnë mbulim të pjesëve të ndryshme të çative me xham;
- Bëjnë riparime të ndryshme në xhama apo pasqyra;
- Bëjnë kontrollin përfundimtar të punimeve;
- Bëjnë dorëzimin e punimeve të kryera te klienti;
- Kryejnë pastrime dhe shërbime të mirëmbajtjes periodike të makinerive e pajisjeve të tjera të punës;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një xhamaxhi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinieri.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e elektrike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: xhamaxhi për çati me xhama, xhamaxhi për ndërtesa, për vetrata, për xhama artistikë e dekorativë etj.
Profesionet në këtë grup
- Xhamaxhi
- Xhamaxhi për çati me xhama
- Xhamaxhi për ndërtesa
- Xhamaxhi për vetrata
- Xhamaxhi për xhama artistikë (dekorativ)
- Xhamaxhi për xhama me ngjyrë
- Xhamaxhi për xhama makinash
- Prerës xhamash për makina
- Prerës xhamash
- Kthyes xhamash

