71Punonjës të ndërtimit dhe profesione të lidhura me to ( përjashtuar elektricist)

Nëngrup i madh · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Punonjësit e ndërtimit dhe profesione të lidhura me to (përjashtuar elektricist)ndërtojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë ndërtesat dhe strukturat e tjera që nga themelet, muret dhe pjesët e tjera kryesore të ndërtesës dhe konstruksione të tjera, si jashtë ashtu edhe brenda duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale apo moderne të ndërtimit. Ata kryejnë punime murature, suvatime, shtrim pllakash dhe parketesh, lyerje me bojë, punime hidraulike për instalime, mirëmbajtje dhe riparime të sistemit furnizim me ujë, të ujitjes dhe kanalizimeve, punime hidraulike për objekte të industriale, për karburant, për linja hidraulike të anijeve dhe avionëve. Punëtorët e ndërtimit bëjnë gjithashtu punime të xhamave për ndërtesa, vetrata, punime artistike (dekorative) në xhama. Ata gdhendin, presin, copëtojnë dhe skalitin gurin; instalojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë sisteme ftohëse-ngrohëse (kondicionerë, paneleve diellore, kaldaja etj.) Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi apo shërbimesh, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit dhe mirëmbajtjes në ndërtim apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë projektin përkatës;
  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura sipas specifikimeve të projektit;
  • Ndërtojnë dhe riparojnë themele, mure, çati të ndërtesave të ndryshme dhe të konstruksioneve të tjera duke përdorur struktura dhe materiale tradicionale apo moderne të ndërtimit;
  • Kryejnë punime karpentieri me dru apo materiale të tjera, në ndërtim;
  • Kryejnë punime të hekurkthimit dhe të betonimit në ndërtime dhe konstruksione të tjera;
  • Kryejnë punime finalizimi të pjesëve të jashtme dhe të brendshme në ndërtim me materialet e kërkuara nga projekti;
  • Ndërtojnë dhe riparojnë lloje të ndryshme të strukturave dhe ndërtimeve prej druri;
  • Shtrojnë me pllaka, parkete, mozaikë apo materiale të tjera dyshemeje apo sipërfaqe të tjera sipas kërkesave të projektit;
  • Kryejnë punime izolimi në ndërtesa;
  • Bëjnë lyerje të ndërtesave apo objekteve të tjera;
  • Mirëmbajnë dhe riparojnë strukturat ekzistuese të ndërtimit;
  • Gdhendin, presin, copëtojnë dhe skalitin gurin për ndërtim, për qëllime zbukuruese, për monumente etj.;
  • Bëjnë punime të xhamave për ndërtesa, për vetrata, si dhe punime artistike (dekorative) në xhama;
  • Kryejnë punime hidraulike për instalime të sistemit të furnizimit me ujë, të ujitjes dhe kanalizimeve;
  • Kryejnë punime hidraulike për objekte industriale, për karburant etj.;
  • Kryejnë punime hidraulike në anije dhe avionë;
  • Instalojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë sistemeve ftohëse-ngrohëse (kondicionerë, paneleve diellore, kaldaja etj.);
  • Kryejnë punime hidraulike mirëmbajtjeje dhe riparimi;
  • Mbajnë shënimet e duhura për detyrat e kryera si dhe kohën e kryerjes së tyre;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye