7123Suvatues

Grup njësi · 11 profesione

Përshkrimi

Suvatuesit suvatojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë suvanë në ndërtesa dhe aplikojnë suva dekorative dhe mbrojtëse dhe të natyrave të tjera si dhe çimento në struktura të brendshme dhe të jashtme të godinave.

Detyrat kryesore

  • Vendosjen e një ose më shumë shtresave të suvasë në muret e brendshme dhe në tavanet e godinave duke realizuar një sipërfaqe të lëmuar;
  • Matin, venë shenja dhe instalojnë objekte dekorative me suva plastike dhe presin dhe përfundojnë stampa dekorative me suva plastike;
  • Vendosin mbulesa mbrojtëse dhe dekorative të çimentos, suvasë plastike dhe materialeve të tjera të sipërfaqeve të jashtme të godinave;
  • Përgatisin dhe instalojnë pjesë përbërëse për fibra plastike dekorative.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera te ngjashme.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një suvatues mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në përgjegjës kantieri etj.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të llaçit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën bujqësisë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Specialist për tavane me gips
  • Specialist për tavane të varura zbukurues
  • Suvatues
  • Suvatues për sipërfaqe dekorative
  • Suvatues për sipërfaqe fibroze
  • Suvatues për stukime
  • Suvatues për tavane të varura
  • Patinues muresh
  • Stukues
  • Përforcues për suvatime
  • Punonjës finiture në ndërtim

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye