7126Hidraulikë në banesa dhe ujësjellës

Grup njësi · 20 profesione

Përshkrimi

Hidrauliku/janë banesa dhe ujësjellësmerret me ndërtime, montime, instalime, riparime dhe mirëmbajtje të sistemit hidraulik, të sistemit të ujësjellës kanalizimeve, të sistemit të ujitjes, sistemeve të ngrohje-ftohjes, të sistemeve hidraulike të objekteve të prodhimit industrial dhe objekte të tjera që përdorin sisteme hidraulike të ngjashme. Ai/Ajo monton, instalon, riparon dhe mirëmban pajisjet dhe aksesorët për ujë, gaz, kullim, kanalizim, pajisje të sistemeve të ngrohje-ftohjes, pajisje pneumatike etj. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri që kanë reparte të shërbimit hidraulik dhe të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë projektin hidraulik të objektit;
  • Ballafaqojnë projektin me objektin konkret në terren;
  • Bëjnë preventivin e bazës materiale për punën që do të kryejnë (për ujësjellës, shkarkime, aspirime, të sistemeve të ngrohje-ftohjes, kullimeve etj.).
  • Përcaktojnë radhën e punës në objekt;
  • Kryejnë matjet, prerjet, filetimet, lakimet, bashkimet, montimet përkatëse të nevojshme të tubave apo materialeve të tjera;
  • Bëjnë vijëzim dhe hapje kanalesh;
  • Instalojnë rrjetin kryesor të ujësjellësit;
  • Montojnë kolonat e shkarkimit, aspirimit dhe zjarrfikësve,
  • Vendosin tubat e shkarkimeve të ballkoneve e tarracave sipas kuotave të lartësisë;
  • Montojnë sistemin e pompimit sipas projektit;
  • Bëjnë instalimin e ujësjellësit në apartament sipas projektit;
  • Bëjnë veshjen e tubave me material termoizolues;
  • Bëjnë instalimin e shkarkimeve në apartament duke bërë kujdes në kuotat;
  • Kryejnë instalimet e aspirimit të banjës dhe kuzhinës;
  • Kryejnë testimin e tubave të ujit me pompë presioni;
  • Bëjnë montimin e pajisjeve hidro-sanitare dhe aksesorëve të ndryshëm;
  • Kryejnë instalimin e pajisjeve të gazit (kur e kërkon projekti);
  • Bëjnë instalimin e sistemit të ngrohje-ftohjes (kaldajës dhe radiatorëve);
  • Bëjnë kolaudimin përfundimtar të sistemit të ngrohje-ftohjes;
  • Kryejnë izolime apo përforcime me izolues të ndryshëm, argjile, beton sipas kushteve teknike të kërkuara nga projekti për llojet e ndryshme të tubacioneve;
  • Bëjnë kolaudimin përfundimtar të pajisjeve dhe aksesorëve të ndryshëm;
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike;
  • Bëjnë provën e sistemit;
  • Bëjnë dorëzimin përfundimtar të objektit sipas projektit;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punimet e realizuara nga punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në këtë profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës ky ndihmës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier hidroteknik, inxhinier mjedisi-trajtim ujërash, inxhinier për sistemet e ujitjes.

Për të zhvilluar një aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e hidraulikës duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme; bashkues tubash hidraulik apo hidrosanitare, hidraulik për instalim të sistemit të ujitjes, hidraulik për kanalizim, hidraulik për ventilim, hidraulik për objekte të prodhimit industrial, hidraulik për sisteme të ngrohje-ftohjes.

Profesionet në këtë grup

  • Bashkues tubash
  • Hapës pusesh
  • Hidraulik
  • Hidraulik në anije
  • Hidraulik për hidrosanitare
  • Hidraulik për instalime të sistemit të ujitjes
  • Hidraulik për objekte të prodhimit industrial
  • Hidraulik për pajisje kimike
  • Montues tubash
  • Montues tubash në marinë
  • Montues tubash për avionë
  • Montues tubash për avull
  • Montues tubash për furnizim me ujë
  • Montues tubash për kanalizime
  • Montues tubash për karburant
  • Montues tubash për ventilim
  • Punëtor për linja hidraulike
  • Shtrues dhe bashkues për tubacione kryesore
  • Shtrues tubash
  • Teknik kullimi/dranazhimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye