7121Ndërtues të çative
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Ndërtuesi i çative mbulon, mirëmban dhe riparon skeletin e çative dhe mbulesën e tyre me materiale të llojeve të ndryshme si: pllaka guri ose të parafabrikuara, tjegulla, material sintetik, serë, mbështjellëse metalike apo materiale të tjera natyrore tradicionale, në të gjitha llojet e ndërtesave. Ai mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi, mirëmbajtjeje ndërtimesh dhe të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Njihen me objektin;
- Studiojnë projektin dhe specifikimet përkatëse të kantierit të ndërtimit, për të përcaktuar materialet e kërkuara;
- Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës;
- Bëjnë përllogaritje të thjeshta të kostos;
- Përzgjedhin bazën materiale sipas projektit;
- Bëjnë ndarjen e detyrave;
- Përzgjedhin veglat dhe pajisjet e punës;
- Përcaktojnë radhën e punës;
- Prishin çatinë ekzistuese në rast riparimi;
- Kryejnë matje dhe prerje të materialeve të ndryshme për mbulim;
- Montojnë skelën dhe bëjnë përforcimin e saj;
- Shtrojnë brezat e drurit mbi mure (dograma);
- Shtrojnë trarët e tavanit (zinxhirët);
- Shtrojnë zinxhirët për të ngritur baballëkët;
- Montojnë baballëkët mbi zinxhirë;
- Montojnë trarin (zinxhirin) e kulmit;
- Montojnë trarët e çatisë;
- Vendosin zinxhirët e dajakosjeve;
- Kryejnë dajakosjen e çatisë me rasë guri (përforcim);
- Montojnë bishtat e spretheve (të çatisë);
- Vendosin traversën mbi bishtat (pjesët fundore të çatisë);
- Montojnë petavrimin e çatisë;
- Shtrojnë kartoserën (kur është e nevojshme);
- Kryejnë shtrimin e rrasës së gurit;
- Vendosin kulmet nga poshtë lartë;
- Shtrojnë ristelat e holla mbi trarët e çatisë për çati me tjegulla;
- Shtrojnë ristela të trasha për të vendosur tjegullat;
- Vendosin ferizol apo materiale të tjera për izolim;
- Fiksojnë tjegullat me tel apo me gozhdë;
- Vendosin kulmet e çatisë me tjegulla nga poshtë lartë me llac;
- Vendosin ulluqet;
- Shtrojnë llamarinën në ulluqet e çatisë;
- Bëjnë punime plotësuese për mbulim të përshtatshëm të skajeve, qosheve apo oxhaqeve;
- Kryejnë riparime të ndryshme kur është e nevojshme;
- Kryejnë mbulime me materiale të ndryshme natyrore tradicionale;
- Japin garanci për punimet;
- Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe veglave të punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një ndërtues i çative mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, ndërtuesit të çative i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mbulues me çakëll, mbulues me petavra, me rrasa, me tjegulla, mbulues çatie me kashtë.
Profesionet në këtë grup
- Mbulues çatie
- Mbulues me çakëll
- Mbulues me materiale të përbëra
- Mbulues me petavra
- Mbulues me rrasa guri
- Mbulues me tjegulla
- Mbulues për çati me kashtë
- Vendosës tjegullash
- Mbulues çatie me kartoserë
- Mbulues çatie me materiale plastike
- Mbulues çatie me materiale metalike
- Fiksues çatie

