7124Punëtorë të izolimeve

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Punëtori i izolimeve merret me vendosjen dhe riparimin e materialeve izoluese të ndërtesave, kaldajave, tubave ose pajisjeve të kondicionimit, për hidroizolim, termoizolim apo izolime akustike. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri tregtare që kanë reparte shërbimi apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë projektin përkatës për të përcaktuar llojin, cilësinë dhe sasinë e materialeve të nevojshme për izolim;
  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura sipas specifikimeve të projektit;
  • Sigurojnë bazën e nevojshme materiale;
  • Pastrojnë sipërfaqen nga pluhurat;
  • Japin pendencën e sipërfaqes (për sipërfaqe horizontale);
  • Bëjnë termo-izolimin me materialin e duhur (polisterol, lesh xhami etj.);
  • Bëjnë nivelimin e sipërfaqes;
  • Bëjnë lyerjen e sipërfaqes me praimer (zift i shkrirë) për hidroizolim;
  • Bëjnë matjet e duhura;
  • Përgatitin pajisjet dhe materialet e duhura për ngjitjen e letrës;
  • Shtrojnë letrën katrama (deri në tre shtresa), por në drejtime të ndryshme;
  • Bëjnë lustrën me materialin e duhur sipas llojit të sipërfaqes që do të izolohet;
  • Vendosin pllaka dhe shtresa të materialeve të izolimit ose të absorbimit të zërit në mure, dysheme dhe tavanet e ndërtesave;
  • Bëjnë izolimin e pajisjeve të ngrirjes dhe të ajrit të kondicionuar me materialin e duhur;
  • Veshin me rrjetë mbrojtëse dhe suvatojnë sipërfaqen (në rastet e izolimeve të tubove të ndryshme të kaldajave apo furrave);
  • Lyejnë me materialin mbrojtës sipërfaqet për izolim;
  • Mbushin sipërfaqet anësore, të jashtme me çakull (për ndërtesat);
  • Përdorin mjetet dhe pajisjet e duhura të punës sipas rastit;
  • Ventilojnë me ajër ose futin materiale izolimi për absorbimin e zërit brenda zgavrave në mes të mureve, dyshemeve dhe tavaneve të ndërtesave;
  • Vendosin pllaka dhe fletë izolimi apo tingull-thithëse në mure, dysheme dhe tavane të ndërtesave;
  • Konsultohen me inxhinierë apo teknikë të tjerë për objektin;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit;

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor i izolimeve mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi, inxhinier hidro.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë ndërtuesit të banesave i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor izolimi
  • Punëtor izolimi për enë avulli dhe tubacionesh
  • Punëtor izolimi për ndërtesa
  • Punëtor izolimi për kondicionerë dhe pajisje ftohëse
  • Punëtor për izolime ndërtesash akustike
  • Veshës enësh avulli dhe tubash
  • Punëtor të instalimit të pajisjeve izoluese
  • Instalues izolimesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye