134Drejtues të shërbimeve profesionale
Grup i vogël · 9 Nëngrupe
Përshkrimi
Drejtuesit e shërbimeve profesionale planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë ofrimin e kujdesit për fëmijët, shërbimeve shëndetësore, të mirëqenies, arsimimit dhe shërbimeve të tjera profesionale, si dhe menaxhojnë degët e institucioneve që ofrojnë shërbime financiare dhe të sigurimit.
Detyrat kryesore
- Hartojnë politika dhe plane për ofrimin e shërbimeve dhe funksionimit të institucioneve;
- Përcaktojnë standardeve dhe objektiva;
- Zhvillojnë dhe zbatojnë programe dhe shërbimeve për të përmbushur nevojat e klientëve;
- Drejtojnë dhe koordinojnë shpërndarjen e burimeve;
- Bashkërendojnë punën me prindërit, bordet, organet financuese, përfaqësuesit e komunitetit dhe agjencitë përkatëse për të harmonizuar fushat e bashkëpunimit dhe koordinimit;
- Monitorojnë dhe kontrollojnë planin e shpenzimeve;
- Mbikëqyrin përzgjedhjen, zhvillimin dhe performancën e personelit;
- Përgatisin raportet financiare ose koordinojnë përgatitjen e tyre;
- Përfaqësojnë organizatën në bisedime me agjencitë e tjera dhe në kongrese, seminare, dëgjime publike dhe forume.
Kërkesat
- Të kenë mbushur moshën e kërkuar statuti/ligji;
- Të kenë përfunduar studimet universitare;
Informacion shtesë
Drejtuesit e shërbimeve profesionale mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në qendra institucionale publike dhe private.
Një person i cili kërkon të vetëpunësohet në një nga këto aktivitete duhet të regjistrohet si person fizik ose juridik dhe f për ushtrimin e aktivitetit.
Grupet në këtë grup
- 1341Drejtues të shërbimeve të kujdesit për fëmijë
- 1342Drejtues të shëndetit publik
- 1343Drejtues të shërbimeve të kujdesit për të moshuar
- 1344Drejtues të shërbimeve të mirëqenies sociale
- 1345Drejtues të shërbimeve të arsimit
- 1346Drejtues të degëve të shërbimeve financiare dhe të sigurimit
- 1347Drejtues të bibliotekave, muzeumeve, arkivave dhe galerive të artit
- 1348Drejtues të shtëpive botuese, kinematografisë, radio-TV dhe arteve të skenës
- 1349Drejtues të shërbimeve të tjera të paklasifikuar diku tjetër

