1341Drejtues të shërbimeve të kujdesit për fëmijë

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e shërbimeve të kujdesit për fëmijë janë përgjegjësit kryesorë për sigurinë, kujdesin dhe aktivitetin e fëmijëve parashkollor, si dhe gjatë qëndrimit në qendrat që ofrojnë shërbime të kujdesit ditor ose gjatë çdo aktiviteti tjetër ku marrin pjesë fëmijët dhe nuk janë nën kujdesin e prindërve.

Detyrat kryesore

  • Zhvillojnë dhe zbatojnë programe të ndryshme për fëmijët më qëllim zhvillimin e tyre fizik, social, emocional dhe intelektual;
  • Përcaktojnë dhe monitorojnë buxhetet, mundësojnë përthithjen e fondeve dhe përdorimin e tyre duke siguruar furnizime, materiale e pajisje, paga për personelin, si dhe çdo gjë tjetër në funksion të aktivitetit;
  • Drejtojnë dhe mbikëqyrin edukatorët dhe kujdestarët e fëmijëve të cilët kujdesen posaçërisht për fëmijët gjatë qëndrimit në qendrat e kujdesit;
  • Kujdesen që ambientet ku ofrohen shërbimet të plotësojnë kriteret e sigurisë për fëmijët, personelin dhe vizitorët e ndryshëm, si dhe të sigurohen që të plotësohen kërkesat e kuadrit ligjor në fuqi;
  • Monitorojnë progresin e fëmijëve gjatë kohës së qëndrimit në qendër dhe mbajnë të informuar prindërit në lidhje me këtë;
  • Kujdesen për organizimin e brendshëm të qendrës;
  • Përzgjedhin, zhvillojnë dhe vlerësojnë personelin me të cilin punojnë;
  • Koordinojnë realizimin e veprimtarisë së qendrës/ njësisë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Kërkesat

  • Të kenë mbushur moshën e kërkuar statuti/ligji;
  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë studimeve “master shkencor” ose “master i arteve”, apo të barasvlershme me to,sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të jenë licencuar me licencë profesionale nga institucioni kompetent;
  • Të marrin pjesë në konkurset e pranimit dhe të rezultojnë fitues kur pranimi në pozicionin e punës është me konkurs;
  • Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Drejtuesit e shërbimeve dhe të kujdesit për fëmijë mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në qendra institucionale publike dhe private.

Një person i cili kërkon të vetëpunësohet në një nga këto aktivitete duhet të regjistrohet si person fizik ose juridik dhe të licencohet për ushtrimin e aktivitetit.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor në shtëpi të fëmijëve (jetim)
  • Drejtor i shërbimeve të kujdesit për fëmijë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye