1344Drejtues të shërbimeve të mirëqenies sociale
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit e shërbimeve të mirëqenies sociale koordinojnë dhe drejtojnë qendrat komunitare të ofrimit të shërbimeve sociale, si dhe mbështesin me të ardhura familje, fëmijë dhe formacione të tjera sociale në nevojë dhe aplikojnë programe të ndryshme ndihmash për kategoritë në nevojë. Ndihmat mund të jenë në para, në ushqime, në veshje, si dhe në çdo mënyrë tjetër që rrit cilësinë e jetës së këtyre kategorive.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë institucionin, qendrën apo organizatës që merret me ofrimin e shërbimeve të mirëqenies sociale;
- Sigurojnë zbatimin e politikave, procedurave, objektivave dhe standardeve nga ana e personelit;
- Monitorojnë mënyrën e përdorimit të burimeve dhe përcaktojnë drejtimet ku duhet të përdoren;
- Drejtojnë procese të tilla si, planifikimi i buxhetit, hartimi i raporteve në lidhje me veprimtarinë e institucionit, kryerjen e shpenzimeve etj.;
- Sigurojnë bashkëpunimin me drejtuesit e shërbimeve të mirëqenies sociale, si dhe me çdo agjenci tjetër që ofron shërbime në fushën sociale;
- Konsultohen me organet qeveritare në lidhje me marrjen e masave për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe bëjnë zbatimin e politikave qeveritare në këtë fushë;
- Administrojnë fondet dhe sigurohen për përdorimin me eficiencë të tyre;
- Drejtojnë procesin e rekrutimit, pranimit, trajnimit dhe vlerësimit të personelit;
- Raportojnë para eprorëve në lidhje me aktivitetin;
- Përfaqësojnë institucionin, qendrën apo organizatën në marrëdhënie me institucione të tjera shtetërore, si dhe në negociata, diskutime,seminare profesionale.
- Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të higjienës, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomëtëstudimeve “master shkencor” ose “master i arteve”, apo të barasvlershme me to, sipaskuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë përvojë pune në vende të njëjta ose të ngjashme;
- Nuk ka dënime penale dhe nuk është në proces administrativ/gjyqësor për shkelje administrative/financiare;
- Të jetë i aftë mendërisht dhe fizikisht.
Informacion shtesë
Drejtuesit e shërbimeve të mirëqenies sociale kryen detyra të drejtimit dhe zbatimit të përgjithshëm të politikës sociale në fushën e ndihmës sociale dhe të shërbimeve sociale.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor i drejtorive të çështjeve sociale
- Drejtor i drejtorive të shërbimeve të mirëqenies sociale
- Drejtor i drejtorive të shërbimeve të punësimit
- Drejtor i qendrave komunitare
- Drejtor i shërbimeve familjare
- Drejtor i shërbimeve të strehimit

