1348Drejtues të shtëpive botuese, kinematografisë, radio-TV dhe arteve të skenës

Grup njësi · 11 profesione

Përshkrimi

Drejtues të shtëpive botuese, kinematografisë, radio TV dhe arteve të skenës planifikojnë, organizojnë, drejtojnë dhe mbikëqyrin gjithë aktivitetet e këtyre organizatave. Ata përcaktojnë tipin e librave që do botojnë, llojin e filmave që do prodhojnë, programet e radiove dhe televizioneve apo skenarëve që do vënë në skenë. Detyra e tyre është sa artistike aq edhe organizative.

Detyrat kryesore

  • Përgatisin plan buxhetin ose menaxhojnë buxhetin e akorduar nga institucione të tjera dhe sigurojnë që t’i përdorin fondet në mënyrë sa më eficiente;
  • Organizojnë punën në shtëpi botuese, kinematografi, radio e televizion dhe arte të skenës;
  • Përcaktojnë tipin e librave dhe artikujve që do botohen, programet që do shfaqen, filmat qe do prodhohen etj.;
  • Diskutojnë idetë e tyre me pronarët, bordet drejtuese, aksionerët etj.;
  • Sigurojnë që botimet, programet radio TV apo skenarët që do vihen në skenë të plotësojnë standardet maksimale për suksesin e kompanisë ;
  • Marrin pjesë në punën edituese apo editoriale të librave, programeve etj.;
  • Mbikëqyrin personelin e aktorëve, redaktorëve, teknikëve etj., si dhe personelin administrativ;
  • Mbikëqyrin gjithë problemet që dalin gjatë prodhimit të librit, filmit, programeve televizive dhe problemet ne transmetimin e tyre, si dhe faktorët e tjerë lidhur me to;
  • Ideojnë dhe menaxhojnë procesin e prodhimit të filmave;
  • Kontraktojnë producentë, shkrimtarë, ekspertë të fushave të tjera për të realizuar prodhimin e tyre;
  • Caktojnë vendin e xhirimit, logjistikën, numrin e kopjeve të librave etj.;
  • Punësojnë personelin administrativ dhe ekipin teknik ;
  • Lobojnë për fonde, aplikojnë për grante për realizimin e prodhimeve të tyre;
  • Informohen për avancimin e teknologjisë në sektorin e tyre dhe i adoptojnë ato;
  • Urdhërojnë blerje pajisjesh, produktesh, nënshkruajnë kontrata shërbimesh me të tretët etj.;
  • Zbatojnë rregullat dhe legjislacionin në fuqi për kujdesin shëndetësor të personelit dhe ruajtjen e mjedisit;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale;
  • Përfaqësojnë organizatën që drejtojnë në panaire, forume etj.

Kërkesat

  • Preferohet të kenë përfunduar studimet universitare;
  • Të kenë eksperienca pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  • Aftësi analitike dhe Drejtuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën edhe si ndihmës, aktor, kameraman etj. duke pasur thjesht arsim para universitar. Ai falë eksperiencës dhe kualifikimit shtesë mund të bëhet dhe drejtor i këtyre organizatave. Kurset kualifikuese në profesionin e tij, si dhe arsimi i lartë e ndihmojnë të rrisë aktivitetin e tij ose të drejtojë organizata më të mëdha me buxhete më të mëdha financiare. Një individ i tillë mund të vetë punësohet ose të emërohet nga institucionet publike.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor në departamente të arteve të skenës
  • Drejtor në departamente të radio-televizioneve
  • Drejtor në kinematografi
  • Drejtor në drejtori të shtëpive botuese
  • Drejtor radio
  • Drejtor televizioni
  • Kryeredaktor
  • Zëvendës kryeredaktor
  • Drejtor filmi
  • Drejtor teatri
  • Drejtor cirku

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye