1345Drejtues të shërbimeve të arsimit

Grup njësi · 14 profesione

Përshkrimi

Drejtues të shërbimeve të arsimit drejtojnë dhe kontrollojnë shërbimet arsimore dhe administrative në institucione arsimore të sistemit para universitar, në universitete, fakultete, departamentet e fakulteteve, si dhe në drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë veprimtarinë e institucionit arsimor;
  • Përgjigjen për zbatimin e kuadrit ligjor në lidhje me arsimin dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij;
  • Sigurojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor;
  • Zbatojnë dhe zhvillojnë kurrikulën dhe sigurohen për përmbushjen e saj;
  • Menaxhojnë personelin dhe krijojnë kushte për zhvillimin profesional të punonjësve të institucionit;
  • Menaxhojnë institucionin, përfshirë edhe manaxhimin financiar;
  • Përdorin fonde të veçanta vjetore nga buxheti për shpërblimin për merita profesionale të mësuesve, pedagogëve apo pjesëtarëve të tjerë të personelit, në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, pas këshillimit me partnerët socialë dhe bordin e institucionit;
  • Punësojnë mësues/pedagogë me kohë të plotë ose të pjesshme dhe mësues/pedagogë ndihmës, me fonde të siguruara nga institucioni, sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit dhe Ministrit të Financave.
  • Drejtojnë kërkimin shkencor, institucionin e tij;
  • Drejtojnë dhe koordinojnë veprimtarinë e njësive bazë (departamente) dhe organeve kolegjiale(këshilli pedagogjik) të njësisë kryesore dhe zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet tyre;
  • Përcjellin tek Senati Akademik propozimet e njësive bazë (departamente), shoqëruar me mendimet e tyre;
  • Propozojnë tek rektori shkarkimin e autoritetit drejtues të njësisë bazë(departamente) në institucionet publike të arsimit të lartë në rastet e kryerjes së veprave penale flagrante ose të shkeljeve të rënda të ligjit, të pamundësisë për të kryer detyrën dhe për rastet e parashikuara në Kodin e Etikës së institucionit të arsimit të lartë;
  • Propozojnë para administratorit të institucionit shkarkimin e administratorit të njësisë kryesore.
  • Mbikëqyrin zbatimin e kodit të etikës;
  • Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të higjienës, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të paktën të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë tëstudimeve “master shkencor” ose “master i arteve”, apo të barasvlershme me to, sipaskuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Drejtor i institucionit arsimor duhet të ketë të paktën kategorinë “mësues i kualifikuar”;
  • Të mos bëjë pjesë, pas emërimit, në forumet drejtuese të partive politike;
  • Të jetë propozuar ndërmjet dy kandidatëve dhe vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit si fitues;
  • Për disa pozicione brenda këtij grupi njësi, duhet të kenë kualifikime të larta në aspektin profesional(Grada dhe Tituj shkencore), sipas kuadrit ligjor përkatës të arsimit të lartë.

Informacion shtesë

Ky nëngrup profesionesh përfshijnë një rreth të gjerë drejtuesish si të arsimit para-universitar publik dhe privat, arsimit universitar publik dhe privat, si dhe të arsimit profesional, për pasojë edhe kuadrit ligjor që i rregullon këto profesione është shumë i gjerë.

Janë pozicione pune të cilat lidhen me kritere të forta profesionale;

Mandati për drejtuesit e universiteteve dhe të fakulteteve është i kufizuar në kohë

Profesionet në këtë grup

  • Dekan
  • Dekan i universitetit/fakultetit
  • Drejtor kolegji
  • Drejtor liceu
  • Drejtor shkolle
  • Drejtor i drejtorive të arsimit
  • Drejtor i shërbimeve të arsimit
  • Zëvendës dekan
  • Drejtor akademie
  • Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë
  • Drejtues i Shkollës Bazë të Policisë
  • Përgjegjës Departamenti në Akademinë e Sigurisë
  • Përgjegjës Departamenti në shërbime të arsimit
  • Drejtues të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye