1346Drejtues të degëve të shërbimeve financiare dhe të sigurimit
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Drejtues të degëve të shërbimeve financiare dhe të sigurimit janë punonjës me kohë të plotë që drejtojnë degët(e bankave të huaja ose Shqiptare), shoqëritë ose institucionet që ofrojnë shërbime financiare dhe/ose ato të siguracioneve.
Ata, në mënyrë të drejtpërdrejtë, bëjnë planifikimet financiare, koordinojnë degët e institucionit, agjencisë apo shoqërisë private, si dhe japin këshilla dhe bëjnë konsulencë në lidhje me çështjet financiare dhe të siguracioneve.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetin e personelit të degës, shoqërisë ose institucionit që ofrojnë shërbime financiare dhe/ose ato të sigurimit.
- Krijojnë dhe mbajnë marrëdhëniet me klientët/ përfituesit e shërbimit;
- Këshillojnë dhe japin asistencë profesionale sipas kërkesave tëtyre(klientët/ përfituesit e shërbimit) në fushën e financave dhe të sigurimeve, si dhe përditësohen me ndryshimet në legjislacionin në fushën e financave dhe të sigurimeve;
- Miratojnë dhënien e kredive në rast së është drejtor dege në bankë;
- Vendosin objektiva, nxjerrin urdhra, si dhe caktojnë rregulla të brendshme për personelin;
- Përgatisin raportet financiare dhe i dërgojnë për miratim të drejtuesi më i lartë/bordi i drejtoreve/asambleja e përgjithshme;
- Koordinojnë veprimtarinë ndërmjet degëve të shërbimit financiar/sigurimit kur institucioni/shoqëria ka shumë degë;
- Administrojnë fondet dhe sigurohen për përdorimin e tyre me eficiencë, efikasitet dhe në përputhje me normat ligjore e statutore;
- Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë.
- Mbikëqyrin zbatimin e kodit të etikës;
- Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të higjienës, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomëtëstudimeve “master shkencor” ose “master i arteve”, apo të barasvlershme me to,sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të kenë reputacion të mirë, (të mos kenë masa disiplinore në fuqi);
- Të kenë eksperienca pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Mund të kërkohen edhe njohuria e gjuhëve të huaja, veçanërisht e gjuhës Angleze.
Informacion shtesë
Për këto pozicione punë kryesisht kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet në shkencat ekonomike dhe juridike;
Kërkohen aftësi të mëdha profesionale siç janë njohje e standardeve Kombëtare të kontabilitetit, njohja e programeve kompjuterike të financës;
Përparësi ka njohja e mirë e kuadrit ligjor në fushën e bankave dhe të sigurimeve.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor në shërbime sigurimesh
- Drejtor/manaxher banke
- Drejtor i shoqërive të kreditimit për pasuri të patundshme
- Manaxher i shoqërive të kreditimit
- Drejtor/manaxher shoqërive të sigurimit
- Drejtor në institucione financiare
- Drejtor i Përgjithshëm i Regjistrarit të Titujve
- Drejtor i Përgjithshëm i Tregut të Titujve/Bursës
- Drejtor i Përgjithshëm në Administrimin e Fondeve të Investimit
- Drejtor i Përgjithshëm në Administrimin e Fondeve të Pensionit

