1349Drejtues të shërbimeve të tjera të paklasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 14 profesione

Përshkrimi

Në këtë grup të vogël përfshihen drejtuesit e shërbimeve të specializuara të cilët nuk janë të kualifikuar në grupin 12 “Drejtues administrativë dhe komercialë” dhe 13 “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”.

Drejtuesit e shërbimeve të tjera të paklasifikuar diku tjetër janë përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe koordinimin e ofrimit të shërbimeve të specializuara profesionale dhe teknike, p.sh. shërbime ligjore, shërbime të sigurisë private etj.

Detyrat kryesore

  • Sigurojnë drejtimin e përgjithshëm të ofrimit të shërbimit dhe të personelit që ofron këtë shërbim;
  • Vendosin objektiva, nxjerr urdhra, cakton rregulla dhe siguron zbatimin e tyre nga personelin në varësi të tij;
  • Drejtojnë procese si planifikimi i buxhetit, hartimi i raporteve në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryerjen e shpenzimeve etj.;
  • Sigurojnë bashkëpunimin më njësi të tjera të ofrimit të shërbimeve profesionale;
  • Përcaktojnë drejtimet kryesore të shpenzimeve dhe sigurohet që të përdoren me eficiencë dhe efikasitet;
  • Sigurojnë logjistikën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve;
  • Drejtojnë procesin e përzgjedhjes, pranimit, trajnimit dhe vlerësimit të performancës së personelit.
  • Bëjnë takime me marrësit e shërbimeve me qëllim evidentimin e problematikave.
  • Mbikëqyrin zbatimin e rregullave të sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare;
  • Të ketë aftësi analitike dhe drejtuese.

Informacion shtesë

Mund të kërkohet të jetë i certifikuar dhe/apo i licencuar kur ofrimi i shërbimit lidhet me cilësi dhe aftësi të veçanta, dhe ligji e kërkon një gjë të tillë.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor burgu
  • Drejtor i shërbimeve zjarrfikëse
  • Drejtor në shërbime të tjera të paklasifikuar diku tjetër
  • Inspektor i përgjithshëm policie
  • Krye inspektor policie
  • Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
  • Zëvendës Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
  • Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
  • Kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve
  • Manaxher për shërbime ligjore
  • Manaxher në shërbimet korrektuese
  • Drejtor drejtorie juridike
  • Shef sektori për prokurime
  • Regjistrues i mjeteve lundruese dhe detare

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye