962Punëtorë të shërbimeve të tjera elementare
Grup i vogël · 5 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e shërbimeve të tjera elementare transmetojnë dhe shpërndajnë mesazhe dhe paketa të ndryshme, grumbullojnë paratë dhe xhetonat në makinat e shitjeve në rrugë dhe institucione apo parqe lodrash. Ata lexojnë aparatet matëse të ujit, gazit dhe energjisë elektrike, duke regjistruar konsumin e tyre. Bëjnë fshirjen e rrugëve dhe ambienteve të tjera publike apo pastrimin dhe zhbllokimin e pusetave dhe kanaleve. Ata kontrollojnë dhe ruajnë linjat e telefonit apo linjat hekurudhore. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Ofrojnë dhe transmetojnë mesazhe;
- Shpërndajnë gazeta, paketa apo sende të tjera brenda ose midis institucioneve;
- Mbajnë bagazhe të ndryshme në hotele apo institucione të tjera;
- Mbledhin paratë nga kontejnerët apo aparatet e tregtimit në rrugë apo institucione;
- Sistemojnë dhe mbushin makinat, aparatet e shitjes në rrugë;
- Grumbullojnë xhetonat në makina shitjeje apo në parqet e lodrave të fëmijëve;
- Lexojnë aparatet matëse të ujit, energjisë elektrike, gaz duke regjistruar konsumin e tyre;
- Shesin biletat dhe mbledhin paratë për shërbimet e kryera në autobusë, tren etj;
- Shpërndajnë biletat për parkim apo ngjarje të tjera në rrugë apo vende publike;
- Llogaritin pagesat e shërbimeve të kryera;
- Kryejnë shërbime të tjera elementare në rrugë si p.sh. zhbllokime dhe pastrime pusetash e kanalesh, fshirje të rrugëve etj;
- Kontrollojnë, ruajnë linjat telefonike apo hekurudhore;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit bazë.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

