96Mbledhës plehrash dhe punëtorë të shërbimeve të tjera elementare
Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Mbledhësit e plehrave dhe punëtorë të shërbimeve të tjera elementare kryejnë mbledhjen ngarkimin, shkarkimin dhe transportimin e mbeturinave, seleksionimin e tyre. Punëtorët e shërbimeve të tjera elementare shpërndajnë lajme, mesazhe, telegram apo letrat e tjera, lexojnë aparate matëse, kontrollojnë bileta, linja telefonike, linja hekurudhore, ç ‘bllokojnë dhe pastrojnë kanale dhe puseta. Ata kryejnë punë që kërkojnë aftësi fizike dhe pak njohuri. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh publike apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Mbledhin plehra dhe mbeturina në rrugë, parqe dhe vende të tjera publike;
- Ngarkojnë, shkarkojnë dhe transportojnë mbeturina;
- Seleksionojnë dhe ndajnë mbeturinave sipas llojit;
- Kryejnë grumbullim dhe ambalazhim të materialeve të riciklueshme, si p.sh. letër, qelq, plastikë, llamarine etj;
- Ngarkojnë, shkarkojnë dhe transportojnë dru zjarri;
- Transportojnë dhe mbajnë bagazhet (hamall);
- Shpërndajnë lajme, mesazhe, telegrame apo letra të tjera;
- Lexojnë aparate të ndryshme matëse;
- Kryejnë marrjen e pagesës dhe kontrollin e biletave në autobus, në tren, në parqet e lodrave të fëmijëve;
- Kryejnë kontrollin e biletave dhe sigurojnë rregull në institucione të aktiviteteve të ndryshme;
- Kryejnë fshirjen e rrugëve dhe ambienteve të tjera;
- Ç’ bllokojnë dhe pastrojnë kanale, puseta;
- Kontrollojnë dhe mirëmbajnë linja telefoni;
- Kontrollojnë dhe mirëmbajnë linja hekurudhore;
- Kryejnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

