9621Postierë, hamallë, etj.

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Postieri, hamalli, etj... shpërndan pako duke ecur në këmbë, me biçikletë, motoçikletë, automobil, apo me mjet publik; transporton bagazhe, shpërndan mesazhe, njoftime, lajmërime apo sende të tjera brenda një institucioni ose midis institucioneve, si edhe për familjet apo gjetkë. Ai kryen transportin e bagazheve për në hotele, stacione treni apo në drejtim të aeroporteve.

Detyrat kryesore

  • Dërgojnë mesazhe, paketa dhe sende të tjera brenda një institucioni ose në mes të institucioneve, apo diku tjetër;
  • Kryejnë detyra të një korrieri postar;
  • Dërgojnë dhe marrin mallra të ndryshme prej ndërmarrjeve, dyqaneve, familjeve dhe vendeve të tjera;
  • Kryejnë dorëzimin e bagazheve në hotele, stacione, aeroporte dhe vende të tjera;
  • Pranojnë dhe bëjnë me shenjë bagazhet duke bashkangjitur kontrollet e kërkuara;
  • Planifikojnë dhe ndjekin rrugën më efikase për në destinacion;
  • Ndajnë artikuj që dorëzohen sipas rrugës që do të shpërndahen;
  • Ngasin, manovrojnë, mjete motorike apo pajisje të mekanizuara;
  • Marrin informacion nga të gjitha burimet e mundshme;
  • Mbajnë shënime për punën e kryer.
  • Kryejnë punë të tjera të tilla të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të jetë e/i aftë të përballojë punën me turne.
  • Të jetë e/i aftë të punojë në kushte të ndryshme të motit në ambiente të hapura.
  • Të ketë aftësi fizike për ngritje e zbritje peshash nga lartësi të caktuara.
  • Të dijë të vlerësojë nevojat e klientit.
  • Të plotësojë standardet e shërbimit.
  • Të njohë mirë mjete dhe pajisjet që përdor në kryerjen e këtij shërbimi.

Informacion shtesë

Përbën avantazh njohja e terminologjisë së shkruar të gjuhëve të huaja bazë për shërbimin që kryen.

Të njohë parimet dhe mënyrat për transportin e mallrave me avionë, anije, hekurudhë apo nëpërmjet transportit rrugor.

Profesionet në këtë grup

  • Lajmëtar
  • Lajmëtar telegramesh
  • Mbajtës bagazhesh (hamall)
  • Mesazhier
  • Postier
  • Punëtor shpërndarës
  • Punëtor shpërndarës gazetash

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye