9624Mbledhës të ujit dhe druve të zjarrit
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Mbledhës të ujit dhe të druve të zjarrit, mbledhin dru zjarri në pyll si dhe marrin ujë nga puset, burimet, ujëvarat, lumenjtë çezmat etj. dhe i transportojnë ato në mënyra të ndryshme duke përdorur krahët e tyre ose kafshët.
Detyrat kryesore
- Shkojnë nëpër pyje apo në fusha dhe mbledhin copëra druri të thara dhe i stivosin;
- Presin degët e thara të pemëve duke përdorur sëpatat apo sharrat;
- Lidhin drurët dhe i transportojnë ato në karroca për në treg për shitje apo për në fshatrat apo shtëpitë e tyre;
- Marrin ujë nga puset, lumenjtë, burimet dhe i transportojnë për konsum vetjak;
- Mbledhin ujë në çanta lëkure, kova apo kontejnerë të ndryshme nga çezmat, burimet, lumenjtë puset dhe e shpërndajnë;
- Transportojnë ujin në vendet e punës, në shtëpitë e klientëve apo në shtëpitë e tyre për të pirë, për të larë apo për ta magazinuar në kontejnerë të mëdhenj për përdorim të mëvonshëm.
Kërkesat
- Arsim bazë
- Aftësi për të vepruar
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë punën në këtë profesion pasi ka mbushur moshën për të punuar dhe pasi ka marrë një trajnim të caktuar për punën që do kryejë. Gjithashtu ky person duhet te ketë dhe njohuri të posaçme edhe për përdorimin e mjeteve të punës, në këtë rast të sharrës, sëpatës etj.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor në uji-sjellë dhe kanalizime Mbledhës të
- Mbledhës të druve të zjarrit
- Pastrues pusetash ujëmbledhëse
- Zhbllokues kanalesh/pusetash

