9622Punëtor të punëve të pakualifikuara/Punëtor krahu

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të punëve të pakualifikuara ose punëtor krahu bëjnë disa punë të ndryshme pa ndonjë aftësi të veçantë në secilën prej tyre. Ata presin bileta, shkarkojnë objekte, bëjnë riparime të lehta dhe asistojnë me punë të ndryshme në evente të caktuara.

Detyrat kryesore

  • Presin bileta në autobus në trena, parkime, teatro etj;
  • Ekzaminojnë apo verifikojnë origjinalitetin e biletave, datën e lëshuar, ngjyrën etj;
  • Asistojnë si udhërrëfyes në objekte të ndryshme, pra drejtojnë njerëzit drejt hyrje-daljeve;
  • Drejtojnë makinat për t’u parkuar në vende të ndryshme;
  • Mbledhin paratë e parkimeve, i llogarisin dhe i dorëzojnë;
  • Kontrollojnë zonat e parkimit për dëmtime të makinave, vjedhje etj;
  • Grumbullojnë para në makina shitjeje;
  • Riparojnë xhama, dyer, dritare;
  • Ndërrojnë llamba, shkarkojnë dru, objekte të ndryshme etj.

Kërkesat

  • Arsim bazë
  • Aftësi për të vepruar

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën në këtë profesion pasi ka mbushur moshën për të punuar dhe pasi ka marrë një trajnim të caktuar për punën që do kryejë. Gjithashtu ky person duhet të ketë dhe njohuri të posaçme edhe për përdorimin e mjeteve të punës.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor krahu
  • Punëtor krahu në hotel
  • Punëtor ndihmës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye