9623Grumbullues parash në makina shitjeje, lexues aparatesh matëse dhe punëtor të lidhur me to
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Grumbulluesi i parave në makina shitjeje, lexuesi i aparateve matëse dhe punëtorë të lidhur me to, mban në gjendje pune makina e pajisje që përdoren për mbledhjen e parave duke përdorur xhetonë, monedha etj., për punën që kryhet prej tyre duke shitur shërbime apo mallra. Prej këtyre pajisjeve, ai tërheq paratë që ato mbledhin nga parkimet, lojërat e bilardos dhe shërbimeve të tjera ku kërkohet të hidhen monedha. Gjithashtu, ai kontrollon kalimin e biletave në aparate elektronike dhe lexon sahatin matës të energjisë elektrike, të gazit dhe të konsumit të ujit si edhe përgatit faturat përkatëse për to.
Detyrat kryesore
- Caktojnë vendet e magazinimit të makinave automatë, makinave që përdoren me futjen e xhetonëve, të monedhave apo biletave dhe grumbullon paratë nga kutitë e tyre;
- Mbushin makinat automatë me para apo me mallra të tjera të nevojshme;
- Kujdesen për njoftimet për riparimin e makinave automatë;
- Mbledhin monedhat nga aparatet automatike të parkimeve me pagesë;
- Lexojnë sahatin e energjisë elektrike, gazit apo ujit dhe regjistrojnë në faturën përkatëse sasinë e konsumuar;
- Mbajnë regjistrim të mallrave të shpërndara dhe të parave të mbledhura prej makinave;
- Ndjekin rregullat e para-vendosura procedurale për leximet e sahateve me numra;
- Verifikojnë leximet në rastet kur konsumi duket se është i parregullt dhe regjistrojnë arsyet e mundshme për luhatjet;
- Kontrollojnë për lidhjet e pa-autorizuara, defektet dhe dëmtime të tilla si vula e prishur apo e këputur;
- Kontrollojnë makinat dhe sahatet matës për të përcaktuar shkaqet e mosfunksionimit normal dhe rregullojnë defekte të vogla si bileta apo prodhime që ngecin;
- Mbajnë regjistër të mirëmbajtjes dhe riparimeve të makinave apo sahateve matës;
- Kryejnë riparime të thjeshta të makinave të lojërave të fatit, makinave me futjen e monedhave dhe makinave të shitjeve, duke përdorur vegla të thjeshta pune dore;
- Kryejnë punë të tjera të tilla të ngjashme;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit në punë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të ketë arsimin e mesëm apo të detyruar.
- Të njohë parimet dhe proceset në ofrimin e shërbimeve ku përfshihen nevojat e klientit dhe plotësimi i tyre mbi bazën standardeve të shërbimit.
- Të ketë njohuritë bazë të aritmetikës, algjebrës e gjeometrisë, shifrave e numrave statistikorë.
- Të njohë makinat dhe mjete e tjera të nevojshme për kryerjen e punës dhe për riparimin e tyre.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët për të përcjellë informacionin në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur.
- Të ketë aftësi të ndihmojë klientët për mënyrat e përdorimit të makinave automate.
- Të ketë aftësi të menaxhojë kohën e punës së vetë dhe kohën e punës e të tjerëve.
- Të përdorë me shkathtësi duart e gishtat.
- Të ketë nivel të kënaqshëm përqendrimi në punë ku kërkohet orë e zgjatur për ta përfunduar.
Informacion shtesë
Profesioni mund të fitohet duke punuar pas një punonjësi me eksperiencë dhe më tej kualifikim shtesë dhe me punë të përkushtuar mund të ngrihet në detyrë e të merren funksione mbikëqyrëse.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Fatorino në autobus
- Fatorino në tren
- Faturist
- Grumbullues parash në makina shitjeje
- Grumbullues xhetonësh në makina shitjeje
- Grumbullues xhetonësh në parqet e lodrave të fëmijëve
- Lexues aparatesh matëse
- Mbledhës i monedhave në makina njësuese

