9629Punëtorë të shërbimeve të tjera elementare të pa klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të shërbimeve të tjera elementare të pa klasifikuar diku tjetër japin dhe mbledhin bileta në vende parkimi, gardëroba apo në vende të tjera për të siguruar sendet personale të klientëve dhe për të ndihmuar klientët në ngjarje argëtuese. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Shesin bileta pranimit për klientët;
  • Ekzaminojnë biletat për të verifikuar vërtetësinë e tyre, duke përdorur kritere të tilla si ngjyra dhe data e lëshuar;
  • Udhëzojnë klientët për daljet apo ofrojnë udhëzime ose ndihmë në rast të emergjencave të tjera;
  • Shoqërojnë klientët në tualet, në vende për telefonata, etj;
  • Orientojnë shoferët e automjeteve te hapësirat e parkimit;
  • Patrullojnë në zonat e parkimit, për të parandaluar dëmtimin e automjeteve dhe vjedhjen e tyre;
  • Llogarisin pagesën e parkimit dhe mbledhin paratë për to;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Arsim bazë.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Profesionet në këtë grup

  • Roje parkimi
  • Portier
  • Punëtor në zjarrfikëse
  • Punëtor gardërobe
  • Mbledhës biletash
  • Punëtor linjash telefoni
  • Punëtor i shërbimeve të tjera elementare
  • Roje hekurudhe.

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye