821Montues

Grup i vogël · 7 Nëngrupe

Përshkrimi

Montuesit mbledhin pjesët ose elementët e parafabrikuar për të formuar produktet dhe pajisjet sipas procedurave strikte të punës. Produktet e punuara mund të zhvendosen nga njëri punonjës tek tjetri përgjatë linjës së montimit.

Detyrat kryesore

  • Grumbullojnë komponentët e llojeve të ndryshme të produkteve dhe pajisjeve, sipas procedurave të përcaktuara;
  • Shqyrtojnë urdhrat e punës, specifikimet, diagrame dhe vizatime për përcaktuar materialet e nevojshme dhe udhëzimet e duhura;
  • Montojnë përbërësit në disa lloje të ndryshme produktesh dhe pajisjesh sipas procedurave strikte të punës;
  • Rishikojnë rendin e porosive, specifikat, skemat dhe vizatimet për të përcaktuar materialet e nevojshme dhe instruksionet montuese;
  • Regjistrojnë prodhimin dhe të dhënat operative në format e specifikuara;
  • Inspektojnë dhe testojnë pjesët e përfunduara dhe montuara, instalimet e kabllove dhe qarqeve;
  • Refuzojnë pranimin e pjesëve dhe njësive të formuara gabim;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e montimit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për montimet.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye