8219Montues të tjerë jo të klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 22 profesione

Përshkrimi

Montuesit e tjerë jo të klasifikuar diku tjetër montojnë sipas procedurave strikte makineri dhe pajisje të ndryshme që nuk përfshijnë ato të produkteve elektronikë, elektrikë dhe mekanikë.

Detyrat kryesore

  • Montojnë pjesët dhe venë në rend, përafrojnë dhe fiksojnë njësitë në montim, nën montim ose strukturat duke përdorur duart ose mjetet elektrike, bashkimin dhe pajisjet e saldimit;
  • Rishikojnë punën e porosive, specifikat, skemat dhe vizatimet për të përcaktuar materialet e nevojshme dhe instruksionet montuese;
  • Regjistrojnë prodhimin dhe të dhënat operative në format e specifikuara;
  • Inspektojnë dhe testojnë pjesët e përfunduara dhe të montuara;
  • Refuzojnë të pranojnë produktet me probleme;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale dhe/apo një kursi formimi profesional në këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues jo i klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e montimit të pajisjeve të tjera jo elektrike, elektronike dhe mekanike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në montimin e pajisjeve të tjera jo elektrike, elektronike dhe mekanike.

Profesionet në këtë grup

  • Montues linjash kabllore telefoni
  • Montues makine bashkuese/lidhëse
  • Montues makine izolimi
  • Montues makine mbështjellëse
  • Montues makine ngjeshëse
  • Montues makine për shenjat rrugore
  • Montues makine vulosjesh/ngjitjesh
  • Montues të makinerive për prodhime të ndryshme (të përbëra)
  • Montues municionesh
  • Montues biçiklete
  • Montues dyersh
  • Montues skelet syzesh
  • Montues bizhuterish
  • Montues thikash
  • Montues produkte lëkure
  • Montues produktesh kartoni
  • Montues stilolapsash dhe lapsash
  • Montues lodrash plastike
  • Montues grilash dielli
  • Montues produkte tekstile
  • Montues shishe termusi
  • Bërës ombrellash

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye