8211Montues mekanik të makinerive

Grup njësi · 15 profesione

Përshkrimi

Montuesit mekanik të makinerive montojnë sipas procedurave të parashtruara në mënyrë strikte, pjesët përbërëse të mekanikës së makinerisë të tilla si motorët, automjetet motorike, turbinat dhe avion.

Detyrat kryesore

  • Montojnë dhe instalojnë pjesët ose elementët e parafabrikuar për të formuar tërësinë e makinerisë, motorët dhe automjetet motorike të përfunduara;
  • Rishikojnë punën e porosive, specifikat, skemat dhe vizatimet për të përcaktuar materialet e nevojshme dhe instruksionet montuese;
  • Regjistrojnë prodhimin dhe të dhënat operative në format e specifikuara;
  • Inspektojnë dhe testojnë pjesët e përfunduara dhe montuara, instalimet e kabllove dhe qarqeve;
  • Refuzojnë të pranojnë pjesë të montuara gabim;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës montues makinerish mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e montimit të makinerive duhet regjistrimi për ushtrim privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në montimin e makinerive.

Profesionet në këtë grup

  • Montues i makinave të përpunimit të drurit
  • Montues makinerish bujqësore
  • Montues makinerish industriale
  • Montues makinerish mekanike
  • Montues makinerish minierash
  • Montues makinerish shtypi
  • Montues makinerish tekstili
  • Montues motorësh anijesh
  • Montues motorësh automjetesh
  • Montues motorësh me avull
  • Montues pajisjesh gërmues (ekskavatori)
  • Montues të prodhimeve metalike
  • Montues turbinash
  • Montues pajisje makinash
  • Operator makine të linjës së montimit, përveç automjeteve dhe aeroplanëve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye