8216Montues të makinerive për përpunimin e letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Montuesit e makinerive për përpunimin e letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to drejtojnë dhe monitorojnë makineritë, pajisjet industriale nga vendi ose me telekomandë, drejtojnë vagonët dhe makineritë-pajisjet e lëvizshme me motor, montojnë produktet dhe pjesët përbërëse sipas specifikimeve dhe procedurave strikte.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet e përpunimit të letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to si dhe drejtojnë, monitorojnë trajtimin e ujit ose instalimet elektrike ose gjëra të tjera që lidhem me fabrikën;
  • Ngasin, drejtojnë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet industriale të lëvizshme të letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to;
  • Montojnë produktet dhe pjesët përbërëse sipas specifikimeve dhe procedurave strikte;
  • Mbikëqyrin punonjësit e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues i makinerive për përpunimin e letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive për përpunimin e letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik ose juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në makineri për përpunimin e letrës, tekstileve dhe prodhimeve të lidhura me to.

Profesionet në këtë grup

  • Montues të makinerive për përpunim letre
  • Montues të makinerive për përpunim lëkure
  • Montues të makinerive për përpunimin e tekstileve
  • Montues të makinerive për prodhim kartoni/letrës
  • Montues të makinerive për prodhime lëkure
  • Montues të makinerive për prodhime tekstile

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye