8213Montues të pajisjeve elektronike

Grup njësi · 13 profesione

Përshkrimi

Montuesit e pajisjeve elektronike montojnë ose modifikojnë përbërësit e pajisjes elektronike sipas procedurave të parashtruara në mënyrë strikte.

Detyrat kryesore

  • Montojnë pjesët dhe sistemet elektronike dhe vendosin në rend, përafrojnë dhe fiksojnë njësitë në montim, nën montim ose strukturat duke përdorur duart ose mjetet elektrike, bashkimin dhe pajisjet e saldimit;
  • Rishikojnë rendin e porosive, specifikat, skemat dhe vizatimet për të përcaktuar materialet e nevojshme dhe instruksionet montuese;
  • Regjistrojnë prodhimin dhe të dhënat operative në format e specifikuara;
  • Drejtojnë makineritë e tel-mbështjellëses në bobinë që përdoren tek pajisjet elektronike dhe elementë të tillë si regjistrat, transformatorët, telat armaturë, motorët elektrikë dhe gjeneratorët;
  • Inspektojnë dhe teston pjesët e përfunduara dhe të montuara, instalimet e kabllove dhe qarqeve dhe refuzojnë të pranojnë pjesët e montuara gabim;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues pajisjesh elektronike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e montimit të pajisjeve elektronike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në montimin e pajisjeve elektronike.

Profesionet në këtë grup

  • Montues radio
  • Montues fotokopjeje
  • Montues i pajisjeve mikro-elektronike
  • Montues i pajisjeve për dëgjim
  • Montues i instrumenteve të precizionit
  • Montues kronometri
  • Montues orë dore
  • Montues orësh
  • Montues pajisje zyrash
  • Montues pajisjesh audio-vizuale
  • Montues pajisjesh elektronike
  • Montues televizioni
  • Montues të makinerive e pajisje me drejtim kompjuterik!

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye