8214Montues të makinerive për prodhimet metalike, plastike dhe kauçuk

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Montuesit e makinerive për prodhimet metalike, plastike dhe kauçukut monitorojnë dhe përshtatin makineritë gjatë punës. Montuesit organizojnë dhe drejtojnë makineritë që presin, i japin formë dhe formatojnë materialet ose copat e metalit dhe plastikës.

Detyrat kryesore

  • Vënë në punë makineritë sipas planit;
  • Monitorojnë makineritë për ndonjë zhurmë ose dridhje të pazakontë;
  • Vendosin materialin në makineri, me dorë ose me pajisje ngritëse;
  • Drejtojnë metalin ose plastikën, e derdhin, e hedhin ose e formësojnë;
  • Përshtatin temperaturën, ciklin, shpejtësinë dhe ushqimin e makinerisë;
  • Largojnë produktet përfundimtare, lëmojnë cepat dhe mosperfeksionin;
  • Testojnë dhe krahasojnë pjesët përfundimtare sipas specifikimeve të punës;
  • Heqim dhe zëvendësojnë pajisjet e prerjes;
  • Dokumentojnë prodhimin në një bazë të dhënash në kompjuter;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues i makinerive për prodhimet metalike, plastike dhe kauçukut mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive për prodhimet metalike, plastike dhe kauçukut duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri për makineritë e prodhimet metalike, plastike dhe kauçukut.

Profesionet në këtë grup

  • Montues pajisjesh për fletë metalike
  • Montues të makinerive për prodhimet e kauçukut
  • Montues të makinerive për prodhimet metalike
  • Montues të makinerive për prodhimet plastike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye