8215Montues të prodhimeve prej druri

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Montuesit e prodhimeve prej druri montojnë produkte të ndryshme prej druri dhe çdo material ndërtimi, të tilla si dyer, dritare, kornizat e dritareve, etj.

Detyrat kryesore

  • Lexojnë porositë dhe skemat e prodhimit;
  • Bashkojnë, formësojnë pjesët e drurit duke përdorur duart dhe pajisjet elektrike;
  • Montojnë produktet e drurit të tilla si dritaret, dyert, kornizën e dyerve, shkallët etj. duke përdorur ngjitës, kapëse, vidhosjen, bulona ose mbërthyese të tjera;
  • Përforcojnë produktet e montuara me kunja ose pajisje të tjera dhe instalojnë pjesët mekanike si doreza dhe mentesha;
  • Mund të asistojë në mirëmbajtjen e makinerisë;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues i makinerive të prodhimeve prej druri mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e prodhimeve prej druri duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri prodhimet e drurit.

Profesionet në këtë grup

  • Montues mobiliesh druri dhe materiale që rrjedhin prej tij
  • Montues të prodhimeve prej druri
  • Montues të çative prej druri
  • Montues të shtëpive prej druri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye