8212Montues të pajisjeve elektrike

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Montuesit e pajisjeve elektrike montojnë ose modifikojnë sipas procedurave të parashtruara në mënyrë strikte, përbërësit elektrik dhe elektro-mekanik.

Detyrat kryesore

  • Montojnë pjesët dhe sistemet elektrike, vendosin në rend, përafrojnë dhe fiksojnë njësitë në montim, nën montim ose strukturat duke përdorur duart ose mjetet elektrike, bashkimin dhe pajisjet e saldimit;
  • Rishikojnë rendin e porosive, specifikat, skemat dhe vizatimet për të përcaktuar materialet e nevojshme dhe instruksionet montuese;
  • Regjistrojnë prodhimin dhe të dhënat operative në format e specifikuara;
  • Drejtojnë makineritë e tel-mbështjellëses në bobinë që përdoren tek pajisjet elektrike dhe elementë të tillë si regjistrat, transformatorët, telat armaturë, motorët elektrikë dhe gjeneratorët;
  • Inspektojnë dhe testojnë pjesët e përfunduara dhe montuara, instalimet e kabllove dhe qarqeve dhe refuzojnë të pranojnë pjesët e montuara gabim;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një montues pajisjesh elektrike mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e montimit të pajisjeve elektrike duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.

Të ketë njohuri në montimin e pajisjeve elektrike

Profesionet në këtë grup

  • Montues i pajisjeve elektrike
  • Montues dhe riparues të gjeneratorëve
  • Montues dhe riparues të transformatorëve
  • Operator makine mbështjellëse të bobinës së statorit
  • Operator makine mbështjellëse të bobinës së transformatorit
  • Operator makine mbështjellës të bobinës së rotorit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye