732Punonjës të fushës së shtypshkrimit /printimit
Grup i vogël · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjës të fushës së shtypshkrimit/printimit përcaktojnë pajisjen para së të fillojnë printimin, përgatisin dhe vendosin në punë thikat, lidhin dhe përfundojnë produktet e mbaruara, përgatisin shabllonet dhe vendosin në punë pajisjet e printimit.
Detyrat kryesore
- Vënë në përdorim kamera grafikë dhe pajisje të tjera fotografike për të riprodhuar kopje të gatshme për t’u fotografuar në filma, letra më lustra dhe në pajisjeje të produkteve dixhitale;
- Venë në përdorim pajisje kompjuterike për të mundësuar skanime, ndarjen e ngjyrave dhe korrektime të mundshme;
- Përgatisin shabllone dhe vënë në përdorim ekranin e pajisjes së printimit;
- Kryejnë retushimin dhe procese të tjera të përdorura për të transferuar kopje në filma dhe për të prodhuar filma për letër shkëlqyese, cilindra ose prodhime dixhitale;
- Përgatisin dhe vënë në përdorim makina monitoruese për kopje dixhitale dhe printim;
- Kryejnë prerje, palosje, bashkim dhe lidhje të materialit të printuar duke përdorur pajisjet dhe makineritë përkatëse;
- Kryejnë stampime me gdhendje dhe skalitje për kapakët e librave apo për përdorime të tjera;
- Kryejnë stampime të fotografive dhe rregullime të tjera të tyre;
- Kryejnë stampime të mëndafshit dhe tekstileve të tjera për përdorime të ndryshme;
- Kryejnë operacione përfundimtare rutinë të shtypshkrimit;
- Kryejnë punime mirëmbajtjeje të makinerive.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë fushë;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i fushës së shtypshkrimit-printimit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e shtypshkrimit-printimit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Preferphet të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të shtypshkrimit-printimit.

