7321Teknikë të para-shtypit
Grup njësi · 24 profesione
Përshkrimi
Teknikët e parashtypit evidentojnë, formatojnë, përcaktojnë dhe hartojnë tekst dhe grafika në formë të përshtatshme për t’u printuar dhe për t’u riprodhuar në media të tjera vizuale.
Detyrat kryesore
- Vënë në përdorim aparate fotografimi grafik dhe të tjera pajisje fotografike për të prodhuar kopje të gatshme në filma, letra me lustër dhe produkte të pajisjeve dixhitale;
- Përdorin aplikime kompjuterike për të krijuar tekste, imazhe, formate dhe renditje të letrave për printim dhe për prodhime në media të tjera vizuale;
- Vënë në përdorim pajisjet e renditjes së letrës për të prodhuar imazhe nga filmat për printim në letër me shkëlqim dhe në produkte te zhvilluara nga media dixhitale;
- Vënë në përdorim pajisje që kontrollohen nga ekranet për skanim, ndarje ngjyrash, rregullim ngjyrash, maskim, dizajn kreativ, kombinim, impostim, retushim dhe procese të tjera që përdoren për të transferuar kopjen në filma dhe prodhojnë film për letër shkëlqyese, produkte dixhitale dhe produksione cilindrike;
- Realizojnë verifikimin e proceseve dixhitale dhe kimike nga sistemet dixhitale dhe nga filmat negativë dhe pozitivë;
- Vlerësojnë produktet përfundimtare duke korrektuar çdo detaj deri në arritjen e cilësisë së plotë;
- Përgatisin dhe ekspozojnë fibrat e karbonit për t’i vendosur siç duhet në cilindra duke përdorur metodën e transferimit dhe duke zhvilluar imazhe.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë fushë;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik i para-shtypit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të shtypit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Radhitës
- Teknik i para-shtypit elektronik
- Kompozues
- Operator publikues
- Montues i letrave me shkëlqim (printues ekranesh)
- Prodhues i letrave (printim)
- Ndërtues ekranesh
- Vendosës në punë i makinerive të ndryshme
- Montues lastre
- Faqosës shtypshkrimi
- Foto radhitës shtypshkrimesh
- Kolaudues në shtypshkronjë
- Ofsetist
- Radhitës
- Radhitës linotipist
- Radhitës shtypshkrimesh
- Printues i bocave
- Parapërgatitës në shtypshkronjë
- Përgatitës i pllakave të shtypit
- Tipograf
- Montues i foljeve
- Kaster elektroshtyp.
- Kaster sterioshtyp
- Shtypës elektrik

