7323Punonjës të printimeve përfundimtare dhe të tjerë
Grup njësi · 16 profesione
Përshkrimi
Punonjës të printimeve përfundimtare dhe të tjerë lidhin librat dhe publikimet e tjera dhe përfundojnë produktet e printuara me dorë ose me makinë.
Detyrat kryesore
Përgatisin dhe mbikëqyrin operacionet e lidhjes automatike të produkteve në format përfundimtar cilësor;
- Lidhin plotësisht ose pjesërisht libra dhe riparojnë libralidhje;
- Palosin, grumbullojnë dhe lidhin markën me dorë ose mekanikisht;
- Vënë në përdorim prerëset e letrës përpara dhe pas prerje të letrës dhe programojnë elektronikisht njësitë operacionale;
- Vënë në përdorim sisteme për të futur materialin e printuar në gazeta, revista dhe zarfe;
- Zbukurojnë produktet e printuara mekanikisht ose automatikisht;
- Vendosin në përdorim pajisje fotografike dhe riprodhuese.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë fushë;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera te ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i printimeve përfundimtare dhe të tjerë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) punonjësi i printimeve përfundimtare dhe të tjerë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të printimit.
Profesionet në këtë grup
- Libralidhës
- Lidhës libri me ngjitje
- Lidhës libri me qepje
- Lidhje libri me anë të mermerta
- Lidhje libri me anë të praruara
- Mbështjellës libri
- Mbledhës i fletëve të librit
- Punëtor për rifiniturë libri
- Lidhës libri
- Punonjës lidhës
- Punonjës prerës
- Punonjës stampues
- Punonjës palosës
- Punonjës lidhës shumëfunksional
- Punonjës lidhës për punë me cilësi të lartë
- Punonjës lidhës për makina të vogla

