7325Stampues të fotografive

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Stampuesi i fotografive merret me bërje, larje, zhvillim, fiksim filmash bardh e zi ose me ngjyra, stampim, zmadhim, retushim fotografish, përgatitje pllakash fotografike. Ai siguron dhomën e errët, të gjitha mjetet e punës që duhen për të punuar në të, për larje filmash apo stampim fotografish, përgatit solucionet kimike për zhvillimin dhe fiksimin e filmit apo fotografive. Siguron ujë të rrjedhshëm dhe ndriçimin e duhur për prodhimin e fotografive dhe pret fotografitë në formatin e kërkuar me ndihmën e makinës prerëse. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh fotografike, shtypshkrimesh, shtëpi botuese apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Përgatitin aparatin e stampimit të fotografive;
  • Nxjerrin kutitë me letër fotografike; i ambalazhojnë që të mos kalojë drita;
  • Përgatitin dhomën e errët për stampim fotografish;
  • Bëjnë gati aparatin stampues ku vendoset filmi që do të kthehet në fotografi;
  • Zgjedhin enët për zhvillimin dhe fiksimin e fotografive në varësi të formatit dhe

sasisë së tyre;

  • Përgatitin zhvilluesin dhe fiksuesin në enët përkatëse ku vendosen pinceta të

veçanta për secilën enë për kapjen e fotografive;

  • Ekspozojnë dritë nëpërmjet asaj pjese të filmit për të cilën do të stampohet

fotografia në aparatin stampues, mbi letrën fotografike;

  • Fusin letrën fotografike në zhvillues;
  • Kapin e lëvizin me ndihmën e pincetës (sepse zhvilluesi dhe fiksuesi dëmtojnë

lëkurën e dorës) derisa të shihet që imazhi të shfaqet me cilësinë e kërkuar;

  • Kalojnë në enën me fiksues letra fotografike (ku lihet për rreth 15 min. edhe këtu

duke u lëvizur me pinceta të tjera);

  • Bëjnë fiksimin e fotografive të stampuara dhe i kalojnë në ujë të rrjedhshëm;
  • Kryejnë tharjen në mjedis dhe në makinën tharëse elektrike;
  • Kryejnë prerjen e fotografive në formatin e duhur;
  • Zhvillojnë filma / fotografi bardh e zi apo me ngjyra;
  • Përpunojnë shiritin (filmin) bardhë e zi ose me ngjyra dhe pllaka për të fituar

negativët ose pozitivët transparentë;

  • Kalojnë filmin nga bobina e përdorur në aparat, në tanker;
  • Përgatitin solucionin zhvillues sipas kërkesave teknike të duhura;
  • Mbushin tankerin me solucionin zhvillues të përgatitur më parë;
  • Derdhin solucionin zhvillues nga tankeri dhe kryejnë shpëlarjen e tij;
  • Hedhin fiksuesin të cilin e lenë për 5 minuta;
  • Nxjerrin filmin dhe e shpëlajnë në ujë të rrjedhshëm;
  • Përgatitin dhomën e errët për zmadhim fotografish;
  • Rifotografojnë foto në se është e nevojshme, sidomos kur është e vjetër;
  • Realizojnë stampime filmi;
  • Realizojnë retushime filmi;
  • Theksojnë konture të një fotoje në film të fiksuar, me laps të zi të posaçëm;
  • Zhvillojnë pllaka fotografike;
  • Zhvillojnë pozitivë bardh e zi / me ngjyra;
  • Kryejnë fotografime të ndryshme ;
  • Kryejnë printim të fotove bardhë e zi ose me ngjyra;
  • Përgatitin dhe mirëmbajnë pajisjet dhe mjetet e punës;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorë të tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion;
  • Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë;
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialist i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një stampues i fotografive mund të ndërmarrë disa funksione si fotograf, përpunues fotografish me kompjuter, laborant filmi deri në fotograf profesionist.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor i dhomës së errët stampim fotografish
  • Punëtor i dhomës së errët zhvillues filmi/fotografi bardhë e zi
  • Punëtor i dhomës së errët zhvillues filmi/fotografi me ngjyra
  • Punëtor i dhomës së errët/zmadhim fotografish
  • Stampues filmi
  • Stampues fotograf
  • Stampues projektues
  • Tushim litografik
  • Zhvillues filmi bardhë e zi/me ngjyra
  • Zhvillues filmi me rreze - X
  • Zhvillues fotografie bardhë e zi/me ngjyra
  • Zhvillues negativi bardhë e zi/me ngjyra
  • Zhvillues pllake fotografike
  • Zhvillues pozitivi bardhë e zi/me ngjyra
  • Zhvillues stampimi
  • Zmadhues fotografish
  • Përpunues fotografish

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye