7329Stampues të mëndafshit dhe tekstileve të tjera
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Stampuesi i mëndafshit dhe tekstileve të tjera formon shabllone klishe për përdorim në serigrafi për të stampuar mbi letër metal, tekstile dhe materiale të tjera duke përdorur ekran të përbërë nga një copë mëndafshi të tendosur në kornizë, duke përdorur forma, apo kallëpe prej gome, prej druri dhe prej materialeve të tjera.
Detyrat kryesore
- Presin klishe për stampim duke përdorur ekran prej një copë mëndafshi të tendosur në kornizë;
- Stampojnë mbi tekstile, dru, metal, letër dhe materiale të tjera me anë të një procesi që përdor një ekran prej copë mëndafshi të tendosur në kornizë;
- Stampojnë pamje, dizenjo e modele mbi rrobë, mbi letër, letër veshje muri duke përdorur kallëpe, makineri apo rrula cilindrikë;
- Kryejnë punime të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar shkollë të mesme të përgjithshme;
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme duke e plotësuar me kurse të posaçme profesionale shtesë, të lidhura me njohuritë mbi metalin, drurin, letrën etj.;
- Të ketë njohuri të mira mbi litografinë, kiminë, fotografinë;
- Kurset pas shkollës së mesme me programe punësimi në artin grafik, janë favorizuese;
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
- Të ketë njohuri dhe shije arti dhe saktësi e preçizion në punimin fotogravurës;
- Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë gjatë kohës së kryerjes së proceseve të punës;
- Të jetë e/i orientuar drejt detajeve të holla, duke punuar me përqendrim, durim dhe vëmendje të plotë.
Informacion shtesë
Stampimi në tekstile në serigrafi është një profesion i cili në fazën fillestare mësohet me vështirës, por me kalimin e kohës bëhet gjithmonë e më i lehtë.
Stampuesi krijon mundësi të krijojë një kënd apo ambient stampimi edhe brenda në shtëpi.
Pas fitimit të një eksperience në punë në një kompani, stampuesi mund të hapë edhe një dyqan punishte të vetën.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë profesion, punonjësit e punimeve me dorë drurit e të tjera të ngjashme, i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Prerës i klisheve/ekran mëndafshi
- Printues në bllok
- Printues në ekran mëndafshi
- Printues në tekstil
- Realizues i klisheve në ekran mëndafshi
- Realizues klishesh me ekran mëndafshi
- Stampues i printimeve kryesore
- Stampues letre mbështjelljeje

