7322Printues

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Printuesit përgatisin dhe vendosin në punë pajisje të ndryshme që operojnë në format dixhital, letër, litografik, fleksografik, gravurë për prodhimin e medias së shkruar.

Detyrat kryesore

  • Bëjnë përgatitjen, përshtatjen dhe monitorimin e mekanizmave që ushqejnë proceset, mekanizmat shpërndarës, sistemin e bojës dhe funksione të tjera të makinave printuese;
  • Përziejnë bojën dhe tretësit sipas standardeve dhe rregullojnë bojën dhe letrën gjatë procesit të printimit;
  • Monitorojnë, vlerësojnë dhe përcaktojnë pajisjen për të verifikuar standardin e cilësinë e prodhimit kundrejt defekteve;
  • Prodhojnë shumëllojshmëri të produkteve të printuara duke përdorur teknikat e relievit, litografikes, fleksografisë dhe gravurës;
  • Përgatitin tabakët e letrës për proceset printuese;
  • Ngarkojnë letrën në mekanizmat ushqyes;
  • Monitorojnë operacionet në makinë dhe cilësinë e printimit;
  • Mirëmbajnë, përshtatin, riparojnë dhe pastrojnë makinat;
  • Prodhojnë imazhe dixhitale dhe i transferojnë në format final.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë fushë.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera te ngjashme.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një printues mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) një printues duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive të printimit.

Profesionet në këtë grup

  • Printues në bllok
  • Punonjës dixhital
  • Punonjës ushqyes
  • Punonjës fleksografik
  • Punonjës gravure
  • Punonjës i printimeve në format të madh
  • Printer ekranesh
  • Punonjës i printimit të ekraneve printuese
  • Punonjës i printimeve të vogla

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye