7324Stampues me gdhendje dhe skalitje
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Stampuesi me gdhendje dhe skalitje stampon gurë litografikë dhe boca printimi, rrula cilindrikë, forma të derdhura dhe kallëpe me anë të proceseve të ndryshme për të printuar libra, revista, etiketa, postera, kalendarë, harta, atlase dhe punime të tjera. Në kuptimin e përgjithshëm stampuesi me gdhendje dhe skalitje kryen një proces ku faqet fotografohen dhe transferohen mbi boca printimi dhe më pas pamjet printohen mbi letër.
Detyrat kryesore
- Presin plane nëpërmjet një filmi që vendoset mbi sipërfaqet e gurëve litografikë;
- Riprodhojnë me fotogravurë pamje në boca të sheshta, rrula cilindrike dhe kubikë prej çeliku dhe bakri, si edhe në blloqe prej druri, gome apo linoleumi duke përdorur vegla pune dore;
- Riprodhojnë me fotogravurë pamje në boca të sheshta dhe rrula cilindrike duke përdorur makineri;
- Transferojnë pamje nga gurët litografikë në bocat metalike të sheshta;
- Kryejnë të gjitha punimet e tjera që lidhen me përgatitjen e bocave të printimit me anë të procesit fotogravurë;
- Formatojnë bocat e sheshta dhe rrulat cilindrikë me anë të përdorimit të acidit dhe me retushim;
- Kryejnë punë të tjera si kontrollin e bocave me ngjyra, para se pamjet të printohen në letër;
- Përdorin ngjyrosës kimikë dhe mjete speciale për të korrigjuar dhe përmirësuar cilësinë e filmit negativ;
- Verifikojnë dhe koordinojnë punën e bërë vetë me punonjës të tjerë;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme duke e plotësuar me kurse të posaçme profesionale shtesë, të lidhura me litografinë, kiminë, fotografinë;
- Kurset pas shkollës së mesme me programe punësimi në artin grafik, janë favorizuese.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht, me zotësi të plotë për të punuar;
- Të ketë njohje dhe aftësi të mira në punimin e metalit, drurit dhe materialeve të tjera të përafërta;
- Të ketë njohuri dhe shije arti dhe saktësi e preçizion në punimin fotogravurës;
- Të ketë durim dhe aftësi përqendrimi të lartë gjatë kohës së kryerjes së proceseve të punës;
- Të jetë e/i orientuar drejt detajeve të holla, duke punuar me përqendrim, durim dhe vëmendje të plotë;
- Të ketë njohuri të mira mbi punimin e metalit, drurit dhe lëndëve kimikë që përdoren .
Informacion shtesë
Të punësuarit mund të mësojnë profesionin gjatë kohës që angazhohen në punë;
Pjesëmarrja në programe për mësimin profesionit konsiderohet favorizuese për punësim.
Kërkohen aftësi të gjëra mekanike dhe vëmendje të madhe në detaje.
Njohuritë matematikore janë tepër të vlefshme.
Çdo ditë e më tepër kërkohen njohje thelbësore elektronike dhe të kompjuterike.
Aftësitë artistike janë aset i veçantë.
Përhapja e gjerë e përdorimit të kompjuterëve dhe automatizimi i procesit do të ndryshojë dhe eliminojë shumë punë litografike.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë profesion, punonjësit e punimeve me dorë drurit e të tjera të ngjashme, i duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Bërës bocash fotogravure
- Fotolitografues
- Kameraman fotogravure
- Kontrollues fotogdhendjeje
- Kontrollues fotogravure
- Retushues fotogravure
- Retushues pllakash shtypi
- Tipograf/pantograf
- Transferues/fotomontues pllakash shtypi
- Transferues litografik
- Transferues litografik direkt
- Transferues litografik tipografi

