711Punëtorë ndërtimi dhe profesione të lidhura me to

Grup i vogël · 6 Nëngrupe

Përshkrimi

Punëtorët e ndërtimit dhe profesione të lidhura me tondërtojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë ndërtesat dhe strukturat e tjera që nga themelet, muret dhe pjesët të tjera kryesore të ndërtesës dhe konstruksione të tjera, si jashtë ashtu edhe brenda duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale apo moderne të ndërtimit. Ata kryejnë punime murature, suvatime, shtrim pllakash dhe parketesh, lyerje me bojë etj. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit dhe mirëmbajtjes në ndërtim apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë projektin përkatës;
  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura sipas specifikimeve të projektit;
  • Përgatitin terrenin për ndërtimin apo riparimin e banesave apo strukturave të tjera;
  • Sigurojnë bazën e nevojshme materiale;
  • Ndërtojnë dhe riparojnë themelet për ndërtesa të vogla dhe të mëdha apo të konstruksioneve të tjera duke përdorur struktura dhe materiale tradicionale të ndërtimit si: malta lidhëse (llaç), gurë, tulla, beton, parafabrikate, dru etj.;
  • Ndërtojnë dhe riparojnë mure dhe struktura të tjera ndërtimi me tulla, gurë dhe materiale të ngjashme;
  • Ndërtojnë dhe përforcojnë skelete dhe struktura ndihmëse në ndërtim (punime karpentiere);
  • Ndërtojnë dhe riparojnë skelete dhe struktura përforcuese betoni;
  • Kryejnë punime finalizimi të pjesëve të jashtme me materialet e kërkuara nga projekti;
  • Ndërtojnë dhe riparojnë lloje të ndryshme të strukturave dhe ndërtimeve prej druri;
  • Ndërtojnë strukturat e duhura për të mbështetur çatinë;
  • Mbulojnë muret me llaç, baltë, kashtë, apo materiale të tjera (punime suvatimi);
  • Fiksojnë parafabrikate në rastet kur i përdorin ato si bazë në ndërtim;
  • Mbulojnë çatinë me materialet e duhura (pllaka, tjegulla, kashtë etj.);
  • Shtrojnë pllaka, parkete, mozaik apo materiale të tjera në dysheme apo sipërfaqe të tjera të duhura sipas kërkesave të projektit;
  • Kryejnë punime izolimi në ndërtesa;
  • Bëjnë lyerje me bojë të ndërtesave;
  • Mirëmbajnë dhe riparojnë strukturat ekzistuese;
  • Konsultohen me inxhinier, topograf apo teknikë të tjerë për objektin;
  • Bëjnë marrëveshje dhe rregullime të nevojshme për punët e specializuara të tilla si; muraturë, lyerje, instalime të pajisjeve hidraulike dhe elektrike;
  • Mbajnë shënimet e duhura për detyrat e kryera si dhe kohën e kryerjes së tyre;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor ndërtimi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi, arkitekt etj.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, ndërtuesit të banesave i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye