7112Muratorë dhe të tjerë të ngjashëm
Grup njësi · 13 profesione
Përshkrimi
Muratori dhe të tjerë të ngjashëmndërton dhe riparon themele, mure ndarëse, oxhaqe, harqe, mure të puseve (për veshjet e tyre me gurë), rrugë dhe kalldrëme prej guri dhe struktura të tjera të ndërtimi, me llaç, tulla, gurë, blloqe betoni dhe materiale të ngjashme. Muratori ndërton, riparon mure dhe tavane; i bën ato me gips, tavane të varura zbukurues, sipërfaqe të tjera dekorative etj. Ai/ajo mund të punësohet në kompani të ndryshme me aktivitet ndërtimi, shërbimi etj., apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Njihen me projektin dhe specifikimet teknike të punës që do të kryejnë;
- Njihen me objektin e punës;
- Konsultohen me kolegët e tjerë të punës për procesin e punës;
- Bëjnë rikonicionin paraprak të vendit të punës para fillimit të procesit;
- Bëjnë organizimin e punës;
- Përzgjedhin materialet e nevojshme dhe veglat e punës para fillimit të procesit të punës;
- Respektojnë me rigorozitet radhën e kryerjes së çdo procesi pune sipas orientimit të dhënë në objekt;
- Respektojnë rregulloren e brendshme të përcaktuar më parë nga drejtuesi i punimeve në objekt;
- Bëjnë piketimin e mureve të objektit (si p.sh: të furrave për djegie, të oxhaqeve, të puseve për veshje e tyre me gurë, të rrugëve dhe kalldrëmeve prej guri; apo të konstruksioneve të tjera në ndërtim);
- Bëjnë përgatitjen e sasisë së nevojshme të llacit për procesin ditor të punës, duke respektuar porcionet e duhura të materialeve përbërëse;
- Bëjnë breza përforcues betoni në gjysmën e lartësisë së murit ose sipas specifikimit në projekt;
- Kontrollojnë nëse muret janë të lidhur midis tyre horizontalisht dhe vertikalisht duke garantuar kështu qëndrueshmërinë e tyre;
- Ndërtojnë soletat;
- Vendosin arkitrarët e dyerve dhe dritareve;
- Vendosin kondrakasat e dyerve dhe dritareve, nëse ka të tilla të parashikuara në projekt.
- Bëjnë mbushjen me llac të mureve në nivelin e fashove me dorë ose me pompë në varësi të materialit të përcaktuar nga drejtuesi teknik në objekt;
- Përgatitin materialin e nevojshëm për tavane me gips apo për tavane të varura zbukurues duke bërë matjet dhe prerjet e duhura;
- Bëjnë stukime apo riparimet e duhura të objekteve të ndryshme;
- Bëjnë kontrollin përfundimtar të punimeve, duke u siguruar që gjithçka është sipas përshkrimit në projekt;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
- Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një murator mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi, arkitekt, etj.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e shërbimeve të ndërtimit duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Murator për mure guri, murator për mure tulle, murator furrash për djegie, murator oxhaqesh, murator për konstruksione (karpentier).
Profesionet në këtë grup
- Murator furrash për djegie
- Murator oxhaqesh
- Murator për konstruksione
- Murator për mure guri
- Murator për mure tulle
- Murator për mure tulle zbukurues
- Murator për stukime
- Murator për veshje furrash
- Murator për veshje pusesh me gurë
- Murator për veshje të jashtme me gurë
- Murator për veshjen e formave për derdhje metali
- Murator tullash zjarrduruese
- Piketues

