7119Punëtorë ndërtimi të pa klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 18 profesione
Përshkrimi
Punëtori i ndërtimit, i pa klasifikuar diku tjetër, kryen punë të ndryshme në ndërtim, si punime të mirëmbajtjes së ndërtesave, të strukturave të ndryshme për zyra, shtëpi, apartamente, fabrika dhe ndërmarrje të ngjashme. Ai kryen punime montimi apo çmontimi të strukturave metalike apo druri, punime duro-alumini, kryen shembje të ndërtesave. Ai kryen operacionet e duhura në prodhimin e gëlqeres apo të prodhimeve të qeramikës. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ndërtimit apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë punime përgatitore për mbërthimin e konstruksioneve;
- Montojnë apo çmontojnë skela të përkohshme prej metali ose druri në vend-punime të ndryshme;
- Kryejnë punime mbështetëse në ndërtim;
- Kryejnë punime për montimin e billbordeve për reklama;
- Kryejnë matje në objektin ku do të bëjnë punime duro-alumini;
- Sigurojnë bazën materiale të duhur sipas përmasave të porosisë së marrë;
- Presin dhe përgatitin objekte (dyer, dritare etj.) për porosinë e marrë duke u mbështetur në përmasat e kasës;
- Bëjnë punime shtesë me presë apo friksion për bravë, doreza etj. dhe shpimet e duhura;
- Presin dhe vendosin xhama në dritaret e gominave;
- Kryejnë punime të ndryshme të duro-aluminit në ndërtesa;
- Kryejnë punime të ndryshme për shembjen apo prishjen e ndërtesave;
- Rrethojnë vendin, ku do të punohet, me skela e rrjeta mbrojtëse dhe tabela lajmëruese;
- Heqin konstruksionet (dyer, dritare etj.) e ndërtesës që do të shembet;
- Prishin muret e brendshme, jo-mbajtëse të objektit;
- Kryejnë prishjen e tarracës (soleta) apo çatinë e objektit;
- Bëjnë prishjen e kolonave të brendshme duke filluar nga lart;
- Përdorin ujë për të evituar ngritjen e pluhurit dhe ruajtjen e mjedisit;
- Heqin mbeturinat mbas prishjes së objektit;
- Kryejnë operacionet e duhura për prodhime qeramike;
- Kryejnë operacionet e duhura për prodhimin e gëlqeres;
- Kryejnë punime mirëmbajtjeje për ndërtesa;
- Bëjnë çmontime të ndryshme sipas porosive të marra;
- Bëjnë punime dhe riparime oxhaqesh apo në oxhaqe të lartë;
- Kryejnë riparime të nevojshme në ndërtesa;
- Kryejnë asfaltime apo punime mirëmbajtje në rrugë;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një punëtor ndërtimi, jo i klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit të ndërtimit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: montues bordesh për reklama, montues vetratash, montues për konstruksione, punëtor duro-alumini, punëtor i prodhimeve prej qeramike, punëtor i prodhimit të gëlqeres, punëtor mirëmbajtjeje për ndërtesa etj.
Profesionet në këtë grup
- Mbërthyes për konstruksione
- Mbështetës në ndërtim
- Montues bordesh për reklama
- Montues vetratash
- Prishës për ndërtesa
- Punëtor duro-alumini
- Punëtor i prodhimeve prej qeramike
- Punëtor i prodhimit të gëlqeres
- Punëtor mirëmbajtjeje për ndërtesa
- Punëtor trarësh në ndërtim
- Punëtor çmontimi
- Riparues i oxhaqeve të lartë
- Riparues oxhaqesh
- Riparues për ndërtesa
- Punëtor asfaltimi në rrugë
- Punëtor i kualifikuar rrënimi/prishjeje
- Punëtor armature
- Punëtor lartësish

