7111Ndërtues banese

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Ndërtuesi i banesave me materiale tradicionale ose jo, ndërton, mirëmban dhe riparon ndërtesat dhe struktura të tjera duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale apo moderne të ndërtimit, si p.sh: kashtë, baltë, dërrasë, shtylla, por dhe materiale të tjera apo parafabrikate. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për ndërtim dhe të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë projektin për objektin e punës;
  • Bëjnë preventivin e punimeve dhe materialeve të duhura;
  • Përgatitin terrenin për ndërtimin e ndërtesave apo strukturave të tjera;
  • Sigurojnë bazën e nevojshme materiale;
  • Sistemojnë veglat e punës dhe materialet e nevojshme sipas procesit të punës;
  • Kontrollojnë kuotat e nivelit të sipërfaqes për të caktuar kuotën zero;
  • Ndërtojnë strukturat e duhura për të mbështetur çatinë;
  • Fiksojnë trarët e kulmit;
  • Mbulojnë çatinë me materialet e duhura;
  • Nivelojnë dyshemenë për ta bërë të lëmuar dhe rezistente;
  • Bëjnë mirëmbajtjen dhe riparimin e strukturave ekzistuese;
  • Konsultohen me inxhinierë apo teknikë të tjerë për objektin;
  • Bëjnë nivelimet e nevojshme me materialet e duhura;
  • Bëjnë marrëveshje dhe rregullimet e nevojshme për punët e specializuara të tilla si: muraturë, lyerje, instalime të pajisjeve hidraulike dhe elektrike (nënkontraktim);
  • Mbajnë shënimet e duhura për detyrat e kryera, si dhe kohën e kryerjes së tyre;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Bëjnë preventive për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një ndërtues banesash mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier ndërtimi.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë ndërtuesit të banesave i duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Fiksues parafabrikatesh për ndërtesa
  • Ndërtues oxhaqesh
  • Ndërtues shtëpish me mjete jo tradicionale
  • Ndërtues shtëpish me mjete tradicionale
  • Ngritës parafabrikatesh për ndërtesa
  • Punëtor montimi shtëpish/jo parafbrikate
  • Ndërtues banese

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye