524Punonjës të tjerë shitje
Grup i vogël · 7 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e tjerë të shitjeve merren me pritjen e klientit duke dhënë informacione lidhur me produktet dhe shërbimet për shitje, duke i prezantuar artikujt apo duke i demonstruar ato. Ata kryejnë shitje derë më derë ose duke përdorur telefonin apo forma të tjerë të komunikimeve, shpërndajnë mallra me pakicë sipas porosive të marra. Ata kryejnë marrjen e pagesave për mallra ose shërbime të kryera, regjistrime apo faturime për parat, çmimet apo shërbime të tjera duke i dhënë klientit faturën përkatëse. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh tregtare, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë parapërgatitjen për fillimin e punës;
- Kryejnë prezantimin e artikujve për shitje duke demonstruar, duke paraqitur për fotografime, filmime dhe video reklamash;
- Kryejnë ekspozim të veshjeve;
- Këshillojnë klientin dhe iu përgjigjen pyetjeve duke ofruar informacion mbi produktin apo mbi përdorimin e mallrave dhe shërbimeve;
- Kryejnë shitje të mallrave dhe shërbimeve duke ofruar mënyra të ndryshme pagese;
- Ofrojnë transport të produkteve sipas procedurave të paracaktuara;
- Kryejnë shitje duke shkuar derë më derë ose duke përdorur telefonin apo forma të tjera të komunikimeve elektronike;
- Shpërndajnë mallra me pakicë sipas porosive të marra;
- Lëshojnë faturën ose biletën përkatëse për shërbimin e kryer;
- Bëjnë numërimin dhe regjistrimin parave të marra ose të paguara;
- Hartojnë dhe kontrollojnë faturat e llogarive duke përdorur sisteme të kompjuterizuara ose manuale;
- Bëjnë llogaritje të faturave dhe dorëzimin e tyre në arkën, zyrën përkatëse;
- Mbajnë llogaritë, bilancin e parave si dhe ato të shërbimeve të kryera;
- Kontrollojnë dhe përgatitin formularë të parave dhe dokumente të tjera, për depozitimin e tyre në bankë;
- Bëjnë bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit;
- Kryejnë shërbime të tjera përfundimtare ndaj klientit (vendosjen e mallrave në qese);
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Te njohë teknikat e shitjes.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

