5241Modelë dhe të tjerë të ngjashëm

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Modelë të veshjeve dhe të tjerë të ngjashëm veshin dhe ekspozojnë rroba, apo aksesorë të ndryshëm si dhe pozojnë për fotografim, luajnë në film dhe regjistrojnë në video produkte të kompanive të ndryshme në favor të këtyre të fundit për të dhënë imazhin e tyre në televizione dhe ekspozita.

Detyrat kryesore

  • Veshin dhe ekspozojnë rroba të modës së fundit, por edhe sipas kërkesës së klientit;
  • Ecin, rrotullohen dhe pozojnë për të treguar stilin dhe karakteristikat e modelit, aksesorët në modë dhe sende të tjera që kërkohen;
  • Reklamojnë produktet, veshjet e kompanisë në televizione;
  • Reklamojnë produktet, veshjet në sfilata, parada apo dyqane;
  • Pozojnë si model për të punuar një skulpturë, pikturë apo lloj të artit vizual;
  • Pozojnë për fotografi në revista dhe produksione të tjera të ngjashme;
  • Pozojnë për televizione, video dhe kinema dhe produksione të tjera;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
  • Të dijë të ndërtojë marrëdhënie me të tjerët që punojnë në këtë profesion.
  • Të dijë të bëjë lëvizje të tilla estetike dhe artistike të krahëve dhe të gjymtyrëve sipas kërkesës së pozicionit të punës.
  • Të jetë e/i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit.
  • Të jetë e/i aftë të mendojë në mënyrë kreative duke dhënë kontribut artistik në pozicionin e punës.
  • Të jetë e mirënjohur me reagimet e të tjerëve dhe të kuptojë shkaqet pse reagojnë në atë mënyrë.
  • Të jetë person fleksibël, e/i durueshëm dhe me zotësi për të marrë vendim.
  • Të jetë person i besueshëm, të punojë me kohë të zgjatur dhe të përcjellë emocione tek klienti.

Informacion shtesë

Profesioni i modelit/es preferon nivele sa më të larta shkollimi, çka të jep kulturë më të madhe dhe rezulton në qëndrueshmëri më të madhe në këtë profesion.

Kurset e trajnimit në dizenjim modelesh, tregti të veshjeve të modës etj. japin hapësirë dhe eksperiencë për të vazhduar më tej në karrierë.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit

Profesionet në këtë grup

  • Model artistik
  • Model mode
  • Model për ekspozimin e veshjeve
  • Model për reklamë
  • Modelist në dyqan

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye