5242Demonstrues të shitjeve
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Demonstruesit e shitjeve reklamojnë dhe shpjegojnë veshjet dhe produktet e tjera në vende e hapësira të tregtimit, sallone, ekspozita apo shtëpi private.
Detyrat kryesore
- Ndërtojnë stenda ku shfaqen artikuj për shitje me qëllim reklamimi dhe informimin e klientëve për cilësitë e mallit;
- Shpjegojnë mënyrën e përdorimit të mallit duke nxitur interesin për blerjen e tij;
- Shpjegojnë kalimtarëve dhe klientëve potencialë produktet në dyqane apo vende të tjera shitjeje;
- Reklamojnë veshjet e reja para klientëve potencialë;
- Demonstrojnë produkte të reja klientëve të mundshëm;
- Ju përgjigjen pyetjeve dhe ofrojnë shërbim këshillimi mbi përdorimin e mallit;
- Shesin mallin dhe drejtojnë klientët tek personeli i shitjeve;
- Marrin porosi dhe bëjnë parapërgatitjet për kryerjen e pagesës nga ana e klientit blerës;
- Ofrojnë katalogë dhe materiale të tjera reklamuese për klientët;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
- Të njohë parimet dhe metodat për promovimin e mallrave dhe shërbimeve.
- Të dijë të vlerësojë nevojat e klientit.
- Të njohë elementët bazë të gjuhës amtare.
- Ti japë rëndësi komunikimit me njerëzit, të dijë të dëgjojë dhe të flasë me mirësjellje dhe kuptueshëm.
- Të jetë e/i aftë të ndryshojë mendimin e të tjerëve në favor të profesionit.
- Të dijë të dallojë pikat e forta dhe të dobëta të klientëve.
- Të jetë e/i aftë të shquajë detaje të holla në interes të ushtrimit të profesionit.
Informacion shtesë
Eksperienca paraprake në këtë profesion si dhe përfundimi i niveleve sa më të larta shkollimi, përbën element favorizues për marrjen në punë.
Eksperienca në punë të ngjashme jep mundësi më të shumta punësimi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Agjent demonstrimi për shitje
- Demonstrues

