5249Punonjës të tjerë shitje jo të klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Punonjës të tjerë shitje jo të klasifikuar diku tjetër janë përgjegjës për shitje në ndërmarrje ku punojnë.
Detyrat kryesore
- Shesin mallra me pakicë në ndërmarrje;
- Shesin mallra me shumicë në ndërmarrje;
- Sigurojnë cilësinë e mallrave tek klientët;
- Marrin porosi për mallra të reja në pika të caktuara;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
- Të njohë parimet dhe metodat për promovimin e mallrave dhe shërbimeve.
- Të dijë të vlerësojë nevojat e klientit.
- Të njohë shumë mirë gjuhën amtare.
- Ti japë rëndësi komunikimit me njerëzit, të dijë të dëgjojë dhe të flasë qartë dhe saktë.
- Të jetë e/i aftë të ndryshojë mendimin e të tjerëve në favor të qëllimit të profesionit.
- Të dijë të dallojë pikat e forta dhe të dobëta të klientëve.
- Të jetë e/i aftë të shikojë detaje të holla në interes të ushtrimit të profesionit.
Informacion shtesë
Përfundimi i kualifikimeve shtesë dhe i niveleve më të larta shkollimi përbën element favorizues për marrjen në punë.
Eksperienca në punë të ngjashme jep mundësi më të shumta punësimi.
Profesionet në këtë grup
- Shitës për të dhënë me qira
- Punonjës të tjerë shitjeje
- Shitës në ndërmarrje e shitjeve me pakicë
- Shitës në ndërmarrje e shitjeve me shumicë

