5246Punonjës të shërbimit të ushqimit në banak
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Punonjës të shërbimit të ushqimit në banak u shërben klientëve në banak dhe përgatisin ushqime të thjeshta në restorante, kafe-bar, fast-food, në kioska pranë spitaleve e stadiumeve etj.
Detyrat kryesore
- Shërbejnë në banak ndaj klientëve me ushqime të parapërgatitura;
- Përcaktojnë llojshmërinë ushqimeve që shiten dhe serviren në banak;
- Pastrojnë, qërojnë dhe copëtojnë ushqime duke përdorur vegla pune dore si edhe pajisje të thjeshta elektrike;
- Mbajnë regjistrime të buxhetit si edhe të transaksioneve të tjera financiare;
- Përcaktojnë çmimet dhe reklamojnë ushqimet që kërkohen të shërbehen në banak;
- Ndihmojnë klientët me sqarime për përbërjen e ushqimeve të servirura;
- Marrin pagesat, kthejnë kusurin dhe mbështjellin apo paketojnë ushqimet që blihen për t’i marrë me vete;
- Japin sqarime dhe këshilla për produktet dhe dëgjojnë e mbajnë shënim kërkesat;
- Reklamojnë ofertat e reja të ushqimeve që janë për servirje;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Të ketë një kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të jetë energjik dhe e/i vetëmotivuar.
- Të ketë aftësi të planifikojë.
- Të tregojë përkushtim dhe të jetë e/i aftë të punojë me orë të zgjatura edhe në ditë pushimi.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët.
- Eksperienca në shitje, njohja e proceseve të manaxhimit dhe administrimit në kurse afatshkurtra dhe të thjeshta përbën favor në punësim.
Informacion shtesë
Në qoftë se personi hap një dyqan apo merr me qira një banak, trajnimet e kualifikimet personale duhet të realizohen prej atij vetë.
Personi duhet të njohë ligjin për shitjet me pakicë, rregullat e sigurisë në punë, rregullat e higjienës si edhe mënyrën e trajtimit të biznesit etj.
Në këtë profesion mund të hyhet duke bërë kurse të shkurtra në mbajtjen e llogarive apo për mënyrën e fillimit të një biznesi të vogël privat dhe fusha të tjera të ngjashme.
Profesionet në këtë grup
- Punonjës të shërbimeve të ushqimit
- Punonjës të shërbimeve të shitjeve në qendra të përgatitjes së ushqimit
- Punonjës të shërbimit të pijeve në mensë

