5244Shitës në qendrat e kontaktit me telefon
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Shitësit në qendrat e kontaktit me telefon kontaktojnë klientët faktikë dhe ata potencialë duke përdorur telefonin dhe mjete të tjera të komunikimit elektronik për të marrë porosi për blerje malli apo për të shitur mallin e porositur.
Detyrat kryesore
- Ju shesin klientëve mallin e porositur me telefon;
- Marrin porosi për shitje me anë të komunikimit telefonik;
- Promovojnë shërbime dhe mallra me telefon apo me mjete të komunikimit elektronik duke iu referuar listës së kontakteve;
- Nxisin rritjen e interesit të klientëve për mallin apo shërbimin që kërkojnë të shesin;
- Punojnë të ndërtojnë marrëveshje duke marrë kontakte me përfaqësuesit e shitjeve;
- Rregullojnë përpunimin dhe shpërndarjen e mallrave apo të shërbimeve;
- Shpërndajnë paketa informuese, broshura dhe fletëpalosje në adresat e klientëve;
- Rregullojnë dhe planifikojnë takime me përfaqësuesit e shitjeve;
- Mbajnë shënim të gjitha veprimet dhe ndërtojnë bazë të dhënash për ndryshimet e statusit të klientëve;
- Mbajnë shënim numrin e telefonatave të kryera në raport me shitjet e realizuara;
- Paraqesin raporte periodike për aktivitetet e telemarketingut dhe rezultatet e arritura;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të njohë mirë komunikimin me telefon dhe me mjete të tjera të komunikimit elektronik.
- Të njohë parimet dhe metodat për promovimin e mallrave dhe shërbimeve.
- Të dijë të vlerësojë nevojat e klientit.
- Të njohë shumë mirë gjuhën amtare apo të huaj sipas kërkesës.
- Ti japë rëndësi komunikimit me njerëzit, të dijë të dëgjojë dhe të flasë qartë e saktë.
- Të jetë e/i aftë të ndryshojë mendimin e të tjerëve në favor të profesionit.
- Të dijë të dallojë pikat e forta dhe të dobëta të klientëve.
- Të jetë e/i aftë të shikojë detaje të holla në interes të ushtrimit të profesionit.
Informacion shtesë
Përfundimi i kualifikimeve shtesë apo i niveleve më të larta shkollimi përbën element favorizues për marrjen në punë.
Eksperienca në punë të ngjashme jep mundësi më të shumta punësimi.
Njohja e gjuhës së huaj kur shitja realizohet në një vend tjetër, është e domosdoshme.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Person që shet sipas porosive të marra me telefon
- Operator shitjesh me telefon në Call centre
- Shitës telemarketing
- Shitës në qendrat e kontaktit me klientin
- Shitës nëpërmjet internetit

