5243Shitës derë më derë
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Shitësi derë me derë shet produktet dhe shërbimet e organizatës ku punon duke trokitur derë më derë e duke shkuar në shtëpitë e klientëve potenciale, zakonisht banues në shtëpi private.
Detyrat kryesore
- Trokasin në dyer të klientëve potencialë për të shitur mallin që disponojnë;
- Shpjegojnë klientëve produktet që janë për shitje dhe cilësinë që ato kanë;
- Marrin porosi ose shesin në moment, kryejnë transaksione dhe shesin mallra sipas pëlqimit të klientëve;
- Shpërndajnë tek klientët letra, material informimi dhe dokumente të tjera;
- Përgatitin faturat dhe kontratat e shitjes dhe marrin pagesat përkatëse;
- Transportojnë tek klientët kampionë të mallrave që janë për shitje;
- Prezantojnë mallin për klientët në zona të përcaktuara për shitje;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të njohë parimet dhe metodat për promovimin e mallrave dhe shërbimeve.
- Të dijë të vlerësojë nevojat e klientit.
- Të njohë shumë mirë gjuhën amtare.
- Ti japë rëndësi komunikimit me njerëzit, të dijë të dëgjojë dhe të flasë qartë dhe kuptueshëm.
- Të jetë e/i aftë të ndryshojë mendimin e të tjerëve në favor të profesionit.
- Të dijë të dallojë pikat e forta dhe të dobëta të klientëve.
- Të jetë e/i aftë të shquajë detaje të holla në interes të ushtrimit të profesionit.
Informacion shtesë
Përfundimi i kualifikimeve shtesë apo i niveleve më të larta shkollimi përbën element favorizues për marrjen në punë.
Eksperienca në punë të ngjashme jep mundësi më të shumta punësimi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Person që shet derë më derë
- Tregtar që shpërndan mallra me pakicë sipas porosive që merr vet
- Shitës i aktiviteteve derë më derë (shpërndarës i reklamave)

