5245Punonjës të shitjeve në njësi shërbimi
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Punonjës shitje në pika furnizimi me karburant shesin karburant, lubrifikues dhe pjesë të tjera për makina si edhe ofrojnë shërbime të tilla si mbushjen e serbatorit me karburant, pastrimin e pjesëve të ndotura, mbushjen me vaj si edhe riparime të tjera të vogla si ndërrimi i llambave të ndriçimit, fryrja dhe ndërrimi i gomave etj.
Detyrat kryesore
- Mbushin depozitën e makinave me karburant sipas kërkesës së klientit;
- Kontrollojnë nivelin e presionit të ajrit në goma, kontrollojnë nivelin e vajit dhe nivelet e lëngjeve të tjera;
- Sipas kërkesës, pastrojnë apo fshijnë xhamat e makinave në të gjitha anët;
- Kryejnë riparime të vogla si zëvendësimin e gomave, ndriçuesit apo fshirëset e xhamit;
- Administrojnë pagesat që realizohen prej shitjes së sendeve që kërkojnë klientët;
- Mbikëqyrin gjendjen e mallit dhe përgatitin raportime mbi sasinë e karburantit, vajit të makinës, pjesëve të këmbimit dhe sendeve të tjera që shiten sipas kërkesës së klientit;
- Kontrollojnë nivelin e presionit të ajrit në gomat e makinave, nivelin e vajit, nivelin e ujit në radiator, gjendjen e baterisë dhe i plotësojnë ato sipas kërkesave;
- Pastrojnë vendqëndrimet e makinave, zyrat dhe ambientet e tjera funksionale në pika furnizimi me karburant;
- Shesin, instalojnë dhe karikojnë bateri, vendosin fshirëse xhamash, llamba ndriçimi etj.
- Shesin ushqime të parapërgatitura, ushqime të paketuara dhe sende të tjera të lidhura me ato;
- Ndihmojnë klientët me informacion për gjendjen në rrugët dhe autostradat përkatëse;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Të ketë kualifikim profesional në fushën përkatëse.
- Të jetë e/i shkathët në ndihmë të klientëve.
- Të jetë e/i kujdesshëm në mirëmbajtjen e pajisjeve të punës.
- Të ketë njohuri të thjeshta në riparimin e makinave kryesisht në zëvendësimin e pjesëve të gatshme.
- Të jetë e/i aftë të dëgjojë me durim e të kuptojë kërkesat e klientëve.
- Të dijë të kuptojë kur diçka nuk shkon mirë dhe të vlerësojë madhësinë e problematikës që paraqitet.
- Të jetë e/i shkathët dhe i fortë në përdorimin e duarve.
- Të ketë aftësi të shikojë mirë në distancë të afërt.
- Të njohë parimet dhe proceset në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve.
- Të dijë të vlerësojë nevojat e klientit duke përmbushur standardet e shërbimit.
- Të dijë të vlerësojë se sa i kënaqur mbetet klienti.
- Të njohë parimet e promovimit dhe shitjes së produkteve dhe të shërbimeve.
Informacion shtesë
Njohja e mirë e shërbimeve ndaj klientit jep përparësi në punësim.
Eksperienca të mëparshme në punë të ngjashme në shitje të mallrave dhe shërbimeve është element favorizues.
Ndjekja e trajnimeve dhe kualifikimeve në fushën e shitjeve të mallrave dhe shërbimeve e bën individin më të qëndrueshëm vendin e punës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Punonjës të shërbimeve të shitjeve në pikat të furnizimit me karburant
- Punonjës shitje të njësive të shërbimit

