516Punonjës të tjerë të shërbimeve personale
Grup i vogël · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e tjerë të shërbimeve personale ofrojnë shoqëri dhe përcjellin nevoja të ndryshme personale, ofrojnë shërbime në hotele apo gardërobë, ofrojnë shërbime të ndryshme në shërbimet funerale, ofrojnë kujdes në mbarëvajtjen e kafshëve, si dhe tregojnë apo parashikojnë fatin. Ata mund të kryejnë dhe shërbime të tjera për personalitete. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh personale, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Ofrojnë shërbime për dhomat në hotele (personalitete, burra, gra etj.);
- Ofrojnë shoqëri për punëdhënësit dhe shoqërimin e tyre në vende të ndryshme, si në takime pune, klube nate, vallëzime etj;
- Ndihmojnë në zbavitjen e vizitorëve në shtëpitë e punëdhënësve;
- Mbajnë dhe ruajnë gardërobën në hotele apo institucione të tjera kulturore;
- Parashikojnë apo tregojnë fatin;
- Kryejnë detyra të ndryshme në shërbimet funerale;
- Kryejnë detyra të ndryshme për ushqyerjen dhe mbarëvajtjen e kafshëve;
- Kryejnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm, por edhe ai i detyrueshëm është shpesh i mjaftueshëm.
- Të jetë i/e aftë fizikisht dhe mendërisht.

