51Punonjës të shërbimeve personale
Nëngrup i madh · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit e shërbimeve personale kryejnë shërbime dhe mbrojtje vetiake që lidhen me administrimin, apo mirëmbajtjen e shtëpisë, hotelit, apo të njësisë së shërbimeve, merren me përgatitje dhe shërbimin e ushqimit dhe të pijeve. Ata kujdesen për fëmijët, japin kujdes fillestar të nevojshëm të infermierisë në shtëpi ose në institucione, kryejnë shërbime të kujdesit vetiak siç janë rregullimi i flokëve, apo trajtimet e bukurisë, balsamimi, shërbimet mortorë, mbrojtja e njerëzve dhe e pasurisë nga zjarri dhe veprimet e paligjshme si edhe kontrolli i zbatimit të ligjit dhe të rendit. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve vetiake, të shërbimeve të mbrojtjes, të ruajtjes së rendit, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Organizojnë shërbime gjatë udhëtimit, në shtëpi, në hotel, restorant, etj.,
- Ofrojnë shërbime gjatë udhëtimit, në shtëpi, në hotel, restorant, etj.,
- Përgatitin dhe shërbejnë ushqim dhe pije,
- Japin kujdes vetiak dhe shëndetësor në shtëpi ose në institucione,
- Pastrojnë, administrojnë, apo mirëmbajnë shtëpinë,
- Japin kujdes për fëmijët,
- Kryejnë trajtime bukurie si dhe rregullim të flokëve,
- Kryejnë balsamim dhe rregullime në shërbimet mortorë,
- Kryejnë mbrojtjen e njerëzve dhe të pasurisë nga zjarri dhe nga veprimet e paligjshëm,
- Ruajnë rendin dhe qetësinë publike duke u kujdesur për zbatimin e ligjit,
- Pastrojnë dhe mirëmbajnë vendin, mjetet dhe pajisjet e punës,
- Kryejnë detyra të tjera të ngjashme,
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë,
- Zbatojnë rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet që të kenë përfunduar një shkollë profesionale në fushën përkatëse,
- Të kenë kryer një kurs formimi të specializuar për këtë profesion,
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

